Ish-shefi i Financës së Burgut të Kosovës në Lushnjë Mariglen Myftari i dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për shkelje të barazisë në tendera, gjatë kohës që ushtronte detyrën është ndaluar nga policia.
Myftari është dënuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.
"Në vijim të veprimeve operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar "Takimi i fundit", nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të GjKKO-së, për ndalimin e shtetasit Mariglen Myftari, 33 vjeç, banues në Lushnjë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike" dhe "Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike". Ky shtetas, në periudhën gjatë së cilës ka qenë shef i Financës, në IEVP Kosovë, Lushnjë, me cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, duke kryer veprime të njëanshme, ka shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender", njofton policia.
Më parë është ndaluar edhe ish-drejtori burgut të Kosovës, të dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për të njëjtën veprimtari kriminale në dëm të pjesëmarrësve në këtë tender. Në dhjetor të 2021, SPAK dërgoi për gjykim dosjen, pasi nga hetimi ka rezultuar se në procedurat e prokurimit për transportin e punonjësve, janë evidentuar shkelje ligjore.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Aksident me dy të lënduar në Bocovë, motori përplas këmbësorin (EMRAT)
26 Janar, 19:02
-
I shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas dhe avokatit, arrestohet 35 vjeçari në Fier
26 Janar, 15:11
-
E rëndë në Lushnje/ Humb jetën fëmija 6-vjeç, pësoi arrest kardiak sapo hyri në ambulancë të transportohej për në Tiranë
26 Janar, 11:57
-
Aksident në aksin Lushnjë-Fier/ Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, 2 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia
26 Janar, 11:27
-
Fier/ Shiste kokainë në doza në Divjakë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari
25 Janar, 14:23
-
Fier/ Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen kreu i IMT dhe inspektori në Bashkinë Roskovec, u caktohet masa detyrim paraqitje
25 Janar, 10:52
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38