-
EMRI/ I dënuar nga GJKKO për shkelje të barazisë me tenderat, arrestohet pas 10 muajsh në arrati ish-drejtori i burgut të Kosovës
Judmir Shurdhi, ish-drejtori i burgut të Kosovës, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderat dhe ankandet publike është vënë në pranga në Lushnje, pas 10 muajsh në arrati.
23 Shtator 2023, 12:03 -
Abuzimi me tenderin për transportin e gardianëve, GJKKO 1 vit e 4 muaj burg për ish-drejtorin e burgut të Lushnjës! Dënohen edhe 4 zyrtarë
Ish drejtori i Burgut të Lushnjës Judmir Shurdhi është dënuar nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg. Shurdhi u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Konkretihst Shurdhi ka abuzuar me tenderin për transportin e gardianëve.
16 Qershor 2022, 15:22 -
Abuzuan me tenderat, SPAK çon për gjykim drejtorin e burgut të Lushnjës dhe 5 punonjës
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim në GJKKO, ish-drejtorin e burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhin, Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi, punonjës të IEVP Lushnje dhe Krenar Gozhina ish punonjes në IEVP Lushnje dhe Xhesika Kajën për moskallëzim krimi
24 Dhjetor 2021, 10:47 -
Kthyen burgjet në 'han pa porta' për Shullazin Lul Cakën e Shazivarin/ Ndjekje penale për dy ish-drejtorët
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili ka kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre dy ish drejtorët e IEVP Lushnjë Judmir Shurdhi dhe IEVP ‘Jordan Misja’ Maksim Hamiti. Në letër padinë drejtuar prokurorisë thuhet se ata të dy kanë trajtuar në mënyrë preferenciale disa të burgosur të rrezikshëm.
26 Gusht 2019, 18:27 -
U arrestua për lirimin para kohe të Lulzim Cakës/ Gjykata e Elbasanit kthen në shtëpi drejtorin e burgut
U arrestua pasi firmosi lirimin nga burgu të Lul Cakës, të fortit të Beratit në vitin 1997. Gykata e Elbasanit liron ish drejtorin e burgut të Kosovës Judmir Shurdhi. Ndërsa Report Tv mëson se brenda pak ditësh 15 drejtues aktual burgjesh do të shkarkohen nga posti pasi janë gjetur me shkelje në detyrë dhe në masa të ulta të sigurisë në institucionet që drejtojnë.
12 Gusht 2019, 13:19 -
U lirua para kohe, shpallet në kërkim i forti i Beratit, arrestohet drejtori i burgut dhe kartelisti në Lushnje
Arrestohet drejtori i burgut të Lushnjes Judmir Shurdhi dhe Llazar Mino me detyrë kartelist pasi akuzohen se liruan nga burgu 4 muaj e 22 ditë para kohe të fortin e Beratit, Lulzim Caka. Ai u lirua përpara shlyerjes së plotë të dënimit për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të burgut Lushnjë dhe lëshimit të urdhrit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga drejtori.
30 Korrik 2019, 10:09