Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Elbasan duke deklaruar fajtor dhe duke e dënuar me 5 vite Elton Kilën, i akuzuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve te veprës penale".
Elton Kila u dënua me 5 vjet burgim, pas përfitimit të uljes se dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrim të disa pasurive në emër të tij dhe familjarëve. Elton Kila është dënuar në Itali vite më parë për lëndë narkotike, vendim i njohur edhe në Shqipëri. Këtu është hetuar për "Pastrim të produkteve të veprës penale" që lidhet me dënimin në shtetin italian.
Elton Kila alias Kastriot Kile është një emër i njohur në Elbasan. Ai është arrestuar më parë edhe pasi ka dhunuar në zyrën e tij, kryeinspektorin shëndetësor, Hektor Musaraj.