Një 38-vjeçar është arrestuar ditëne sotme nga policia në Lezhë pasi ishte shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Sipas policisë Nin Lalaj, banues në Lezhë kishte marrë masën e sigurisë “Arrest me burg”, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendim datë 21.03.2017.

Nin Lalaj, i njohur me pseudonimin "Sulltani është një emër i njohur për policin pasi ai është arrestuar edhe në 2013 për shfrytëzim prostitucioni.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i finalizimit të operacioni “Topkapi”, frymëzuar nga pallati perandorak në Stamboll, që u krye nga policia në Vigevano të Italisë. Nin Lalaj konsiderohet si udhëheqës i vërtetë i rrjetit shqiptaro-rumun që nxjerr prostituat në rrugës e Vigevanos.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 14.10.2017, nga Seksioni kundër Narkotikëve në D.V.P.Lezhë , në bashkëpunim me FNSH Tiranë, pas një pune të mirorganizuar bazuar në informaciome policore, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e personit të shpallur në kërkim:

- Nin Lalaj, vjeç 38 , banues në Lezhë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendim datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurimit personal atë të “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

nin lalaj lezhe

Redaksia Online
Xh.F/J.ShShqiptarja.com