Xheme Kamishaj, 53-vjeç është arrestuar ditën e sotme në Qafë Morinë pasi kërkohet nga autoritetet gjermane. 53-vjeçari nga Kosova kërkohej ndërkombëtarisht për krime ekonomike, me pasoja të rënda.
Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar 53-vjeçarin nga Peja me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale "Vjedhja me pasoja të rënda" dhe "Mashtrimi ", parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Gjermanisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.