I dënuar në Gjermani për vjedhje, kapet në pikën kufitare të Hanit të Hotit 42-vjeçari nga Mali i Zi

I dënuar në Gjermani për vjedhje, kapet në pikën kufitare të Hanit të Hotit 42-vjeçari nga Mali i Zi

Foto ilustruese

Një 42-vjeçar nga Mali i Zi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, teksa tentonte të hynte në vendin tonë. Në pranga ka rënë Uka Beganaj, banues në Cetinje të Malit të Zi, i cili rezulton i dënuar në Gjermani me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.  

Arrestimi provizor i tij u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden Gjermani dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!