Një 40-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi ishte dënuar për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Alfred Hithi, 40-vjeç, banues në fshatin Dritas të Zall-Herrit, është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Komento