TIRANË- Ilir Shehu alias Pasholli erdhi nga Italia, ku ishte dënuar për trafik droge, vjedhje, pengmarrje dhe shfrytëzim prostitucioni, dhe ngriti një perandori kompanish farmaceutike në kryeqytet me para të paligjshme. Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur në konkluzionin se 4 kompani farmaceutike, ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’ dhe pasuri të tjera, dyshohet se Shehu i krijoi pikërisht me fitimet e aktivitetit të paligjshëm.

Të katërta këto biznese, ndër më fitimprurëset në tregun e ilaçeve në vend janë sekuestruar me vendim të gjykatës së Tiranës, pas kërkesës së prokurores Suela Salavaçi. Bashkë me kompanitë farmaceutike janë sekuestruar edhe 8 prona të paluajtshme në emër të Ilir Shehut, 8 makina dhe prona të regjistruara si pronësi e bizneseve si dhe 6 prona të paluajtshme në emër të Hajrie Shehut, bashkëshortes së Ilir Shehut, të cilat në total kapin shifrën e 10 mln euro. 

Hetimi ndaj Shehut nisi pas një ankesë të bërë ndaj tij nga dy qytetarë, ndërsa më pas u zbulua se përveç dënimit dhe aktivitetit kriminal të konfirmuar me vendime gjykatash, ai ishte zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë.

Prokuroria e Tiranës njofton se Ilir Shehu alias Pasholli kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Pasi e kalonte në mënyrë të rregullt në doganën Italiane, në pjesën shqiptare niste manipulimi. Ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës. Për këtë çështje hetimet vijojnë.

Prokuroria thotë se Shehu ka krijuar pasuri të mëdha mbi aktivitetin e tij kriminal edhe për shkak të një mos kontrolli të institucioneve. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i njërës prej kompanive, Medicamenta, është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pasuritë e sekuestruara të Ilir Pashollit
1. Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,
2. Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,
3. Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,
4. Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,
5. Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,
6. Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,
7. Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,
8. Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.
Për subjektin: Mega Store shpk:
1. Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.
Pasuri të luajtshme: MEGASTORE:
1. Peugeot, vitprodhimi 2018,
2. Volksëagen Jetta, vitprodhimi 2015,
3. Mercedez Benz GLE 2019,
4. Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,
5. Volksëagen Caddy, vitpordhimi 2018,
6. Volksëagen ID.3, vitprodhimi 2024,
7. Land Rover Defender,
8. Peugeot, vitprodhii 2018.
Sekuestrimin e subjektit
1. ‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,
2. Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;
3. Subjektin I.Sh. PF;
4. Subjektin I.Sh. PF;
5. Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk; dhe
6. Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk.
Pasuritë në emër të subjektit Hajrie Shehu, bashkëshortja e Ilir Shehut
1. Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,
2. Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,
3. Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,
4. Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,
5. Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan, dhe
6. Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës

Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Ilir Shehu, alias Ilir Pasholli përfshirë subjektet ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’ si dhe tetë prona të paluajtshme dhe tetë automjete dhe prona të regjistruara në subjekte të lidhura me të.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.23, të nisur mbi bazën e akteve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi ankesën se ky shtetas dhe personat e lidhur me të zotërojnë një sërë pasurish të përfituara në mënyrë të paligjshme nga përfshirja në ativitetin kriminal të lëndëve narkotike, rezultoi se shtetasi Ilir Shehu alias Ilir Pasholli  ishte zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë.

Nga hetimet rezultoi se ai kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale. Në doganën shqiptare ndodhte manipulim pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.

Ky shtetas rezultoi se krijoi një pasuri të ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë se luajtshme të shtetasit I. Sh. alias I.P., rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri e luajtshme, të jetë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Ilir Shehut të ‘Unipharma’ dhe ‘Medicamenta’ iu sekuestruan pasuri me vlerë 10 mln euro

1794923241_policiaetiranes.jpg

10 mln euro është vlera e pasurive që i është sekuestruar Ilir Shehut, pronarit të katër prej kompanive të rëndësishme farmaceutike në Tiranë si Medicamenta, Megastore, Unipharma dhe Italialba Pharma. Policia e Tiranës thotë se Shehu përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, si trafikimi i narkotikëve, shfrytëzimi i prostitucionit, rrëmbimi dhe heqja e paligjshme të lirisë, përfitimi i mallrave të vjedhura

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një shtetasi të dyshuar për veprimtari të ndryshme kriminale.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. 

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive të shtetasit I. Sh. alias I. P., 51 vjeç, dhe të personave/subjekteve të lidhura me të, me vlerë mbi 10 milionë euro, konkretisht:      

-14 pasuri të paluajtshme; 

-6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortës së tij, shtetases H. Sh.;

-6 subjekte tregtare, përfshirë biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin farmaceutik;

-8 automjete.

Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).   

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi I. Sh. alias I. P është përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, si trafikimi i narkotikëve, shfrytëzimi i prostitucionit, rrëmbimi dhe heqja e paligjshme të lirisë, përfitimi i mallrave të vjedhura, etj. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ora 14:03
Ilir Shehu, ‘perandori ilaçesh’ në Shqipëri me para nga aktiviteti kriminal, ‘Medicamenta’ fitoi 673 tenderë publikë me vlerë 21.4 milionë euro

Medicamenta dhe Megastore rezultojnë të jenë përfitues të tenderave të shumtë publikë. Veçanërisht Medicamenta, sipas burimeve të hapura, ka fituar 673 gara nga institucione të ndryshme publike, kryesisht spitale, me një vlerë prej mbi 1.93 miliardë lekë ose afro 21.4 milionë euro (me kursin aktual)

Në vitin 2024 Medicamenta ka deklaruar një xhiro prej 1.3 miliardë lekë të rinj, (mbi 14 milionë euro me kursin aktual) dhe një fitim para taksimit prej, mbi 156 milionë lekë të rinj, ose mbi 1.7 milionë eurosh.

Ndërsa dy kompanitë e tjera Unipharma dhe Mega Store, kanë të deklaruara për vitin 2023 një fitim total para taksave prej 161,820,294 lekë të rinj (1.79 milionë euro me kurzin aktual)

Medicamenta Viti 2024
Xhiro Vjetore                           Fitimi para taksimit
1 290 021 435 Lekë                 156 299 169 Lekë
Unipharma Viti 2023
Xhiro Vjetore                             Fitimi para taksimit
252 176 831       Lekë                 83 855 358 Lekë
Mega Store Viti 2023
Xhiro Vjetore                             Fitimi para taksimit
772 459 845       Lekë                 77 964 936 Lekë