I dënuar për trafik e prostitucion, vëllait të ish-deputetit Kosta i sekuestrohet kompania, toka e lokali

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit Ardjan Kosta, i cili është njëherësh dhe vllai i ish-deputetit të qarkut Elbasan, Hamit Kosta. Bëhet fjalë për pesë pasuri, ku dy prej tyre janë sipërfaqe tokë në fshatin Fatishe, njëra është kompania “Kosta 2001”, një ndërtesë ekonomike dhe një shtëpi 3 katëshe, ku në katin e saj të parë është ndërtuar një lokal.

Ardjan Kosta rezulton të jetë dënuar në Itali për akuza të shfrytëzimit të prostitucionit dhe për pasojë ai është objekt i hetimit pasuror me ligjin antimafia. Pak ditë më parë prokurorët i kanë kërkuar gjykatës së Krimeve të Rënda, të pranojë kërkesën e tyre për të vënë në sekuestro katër pasuritë që zotërohen nga Ardjan Kosta, vllai i ish-deputetit.

Pasuria e sekuestruar
Më konkretisht prokuroria kërkoi sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 1153 metra katror që ndodhet në fshatin Fatishe. Po në të njëjtin fshat, Kosta zotëron një tjetër sipërfaqe toke, ku në të ka ndërtuar një objekt tre katësh. Sipërfaqja totale e tokës është 3801 metra katror, ku Kosta ka ndërtuar një vilë tre katëshe, një lokal dhe dy kate i disponon për banim.

Ndër pasuritë e tjera që prokuroria ka kërkuar të sekuestrojë 100 për qind të aksioneve të kompanisë “Kosta 2001” që zotërohet nga ai. Si dhe një ndërtesë tjetër soc-ekonomik,e ndërtuar si shtesë tek objekti ekzistues. Të gjitha kërkesat e prokurorisë janë pranuar nga gjykata, gjë e cila i ka hapur dritën jeshile prokurorisë për urdhërimin e sekuestrimit të këtyre pasurive.

Kosta pjesë e një organizate në Itali
Vllai i deputetit Hamit Kosta, Ardjan Kosta disa vite më parë ka qënë pjesë e një organizate kriminale në Itali, e cila shfrytëzonte prostituta. Kjo organizatë kriminale, që në fillim të viteve 90-të deri në vitin 2002 kishte trafikuar kryesisht nëpërmjet Durrësit, dhjetra femra shqiptare dhe nga vende të tjera të lindjes drejt Italisë për prostitucion.

Banda akuzohej për favorizim prostitucioni, tortura, plagosje, abort të dhunshëm, përdhunim në grup përfshirë edhe të të miturave, armëmbajtje pa leje. Në Gjykatën e shkallës së parë dënimet për çdo pjesëtar të organizatës kriminale shkonin nga 9-20 vjet burg. Gjykata e Apelit dha dënime shumë më të buta.

Gëzim Gaxhja u dënua me 10 vjet burg, ndërsa Ardjan Kosta me 8 vjet burg. Nderim Salliu, Gëzim Bullari,Marko Kosta, Armand Aliu, Artan Aliu dhe Adriatik Suli u liruan nga akuzat për motive të ndryshme si mungesë provash, përfundim i afateve të hetimit gjyqësor, parashkrim të krimit etj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kadasra: 23/06/2018 14:13

    po lir meten me te shoqen qe vodhen gjithe shqiperine me rrenje po shef neshjen i qete . Hajde veting

    Përgjigju
  • Genti: 23/06/2018 11:35

    Cne qe vellai i min xhafaj nuk pati kete fund.sekuestrim/deportim etj

    Përgjigju
  • Kopi: 23/06/2018 09:55

    O Elton, shkruhet "vëllai" dhe jo "vllai". Nga pamja dukesh i ri. Je në kohë të bësh një kurs drejtshkrimi, dhe më pas edhe një kurs gramatike. Thjesht, që të mos bëhesh objekt talljeje. Me mirësi nga Veriu i Evropës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë