I dënuar për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Kamëz (VIDEO)

Naim Maloku i shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike është arrestuar nga policia e Tiranës. 55-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Ëndrra e keqe’, u arrestua në lagjen “Argjinatura”, Kamëz.

55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”,  i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë  greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike. 

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Operacioni i përbashkët me Shqipërisë dhe Greqisë ndodhi në prill të 2014, ku u sekuestruan në total 273 kg drogë. Policia arrestoi 4 e persona në Shqipëri, Gentjan Dervishi, Ezmir Jauri, Erges Prifti dhe Fadil Femaj. Ndërsa shtetasi Naim Maloku, nga Kamza u shpall në kërkim. Ndërsa në Greqi gjatë operacionit antidrogë u arrestuan Demon Kabashi, Julian Bedollari, Georgios Moysidis.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja