Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Policia, ka arrestuar shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Eugen Liçi është prangosur nga policia e Tiranës më 13 janar 2020, për disa vepra penale, ndërkohë që nuk dihet se pse është lënë i lirë nga gjykata. 44-vjeçari po ashtu akuzohej për gjobëvënia për pazare droge në Itali. Liçi në bashkëpunim me Nikolin Figin i vendosën gjobë  21 mijë euro një personi por kur ne vendin ku lanë takimin për të marrë paratë janë arrestuar nga policia.  Ata u arrestuan në afërsi të Fushës së Aviacionit, ndërsa u iu bllokua edhe makina me të cilën lëviznin e cila ishte pajisur me fenelina e sirenë policie.