Një aksident rrugor është shënuar sot në Barbullinjë të Lushnjës, ku një mikrobus është përplasur me një makinë tip ‘BMW’ dhe më pas ka përfunduar në murin e një biznesi.
Përplasja ka qenë e fortë dhe disa udhëtarë, mes tyre edhe turistë kanë marrë lëndime të lehta ndërkohë që në spital është transportuar drejtuesi i mjetit tip BMË.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip BMË i ka prerë rrugën autobusit, duke shkaktuar përplasjen.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.










Komente
Komento