Katër punonjës policie të burgut të Peqinit janë ndaluar për dhunimin e një të dënuari në këtë burg. Ngjarja ka ndodhur në datën 30 shtator, por është bërë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkut, vetëm pak ditë më parë. I dënuari që është dhunuar nga policët e burgut mësohet se është Viktor Gushi, një vrasës dhe grabitës serial. Ai u arrestua në datën 29 mars të vitit 2012.
12 zyrtarë në burgun e Peqinit përfshi dhe drejtorin e këtij institucioni janë në hetim për dhunën e ushtruar ndaj të burgosurit Viktor Gushi një javë më parë në burgun e peqinit.Ministria e Drejtësisë bën me dije se pas denoncimit të rastit nga Komiteti i Helsinkit kjo ministri në bashkëpunim me drejtorin e burgjeve kanë nisur hetimet.
Por cili është i dënuari i dhunuar?
Viktor Gushi u arrestua në 2012 për një sërë grabitjesh me armë e dhunë ndërsa gjatë krimeve të tij ai la të vdekur dhe një punonjëse të postës ku grabiti paratë e pensioneve. Gushi është i dënuar me burg përjetë nga viti 2013 pasi u akuzua për grabitje argjendarish, bankash, ku në harkun e 4 viteve kreu mbi 8 të tilla.
Për ngjarjen janë ndaluar dhe pezulluar nga detyra tre gardianë dhe një punonjës civil në burgun e sigurisë së lartë Peqin. Të shkarkuarit nga detyra janë A. Ismaili, D.Piku, A.Alliu, të tre punonjës policie të rolit bazë në Sektorin e Forcave operacionale në Drejtorinë e Policisë së burgjeve.
Nisur nga ngjarja e ndodhur në IEVP Peqin, ka filluar ecuria disiplinore për shkak të shkeljeve të procedurave operacionale dhe administrative si dhe për mosraportim të ngjarjes, në ngarkim të 12 punonjësve në total, 4 punonjës të IEVP Peqin, ndër të cilët 3 punonjës policie dhe 1 staf civil si dhe për 8 punonjës policie të Forcave operacionale të Drejtorisë së Policisë së burgjeve, sqaron ministria e drejtësisë.
Sipas ministrisë së drejtësisë procedim disiplinor ka filluar edhe ndaj Drejtorit të IEVP-së Peqin, për të cilën do të merren masat sipas parashikimeve ligjore lidhur me ngjarjen. Ndërkohë nga detyra është larguar edhe kryekomisari i sigurisë në burgun e Peqinit A.H pasi sipas ministrisë së drejtësisë ai është i papërshtatshëm të punojë në administratën e burgjeve pasi ka qenë i dënuar më parë për shpërdorim detyre.

Viktor Gushi
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO