I dënuar për vrasje me dashje në Itali, arrestohet në Fier 43-vjeçari

I dënuar për vrasje me dashje në Itali, arrestohet në Fier 43-vjeçari

Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, Edmond Brakën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale "Vrasje me dashje"

Policia njofton se në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale "Vrasje me dashje".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë