I dënuari për trafik droge e
armësh kërkon dëmshpërblim
Edison Begaj, (foto) i akuzuar për trafik droge dhe armësh kërkon kompensim për burgim të padrejtë, pak muaj pasi Gjykata e Lartë vendosi pushimin e gjykimit ndaj tij. Begaj qëndroi në qeli për afro dy vite.
TIRANE - Pesë vite pasi u arrestua për trafik armësh dhe lëndë narkotike, pasi u ekstradua dhe u përball me të gjitha shkallët e gjyqësorit derisa ja doli mbante të dilte nga qelia e burgut, kërkon kompensim për burgim të padrejtë. Edison Begaj, i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar në 20 shkurt të vitit 2008 pas operacionit policor të koduar “Qiriu i ndezur”, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës.
Çështja që mban numrin 9839 u dorëzua në këtë gjykatë, dhe do të gjykohet nga gjyqtari Altin Shkurti. Në rolin e të paditurit është Dega e Thesarit pranë Ministrisë së Financave, e cila në rast të pranimit të kërkesës së Begajt, do të paguajë afro 3 milion lekë të reja.
ARRESTIMIMë 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnje çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë.
Ndërhyrja e dhjetëra punonjësve policorë të Vlorës dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë çoi në bllokimin dhe sekuestrimin e 284 kilogramëve hashash të ndara në tetë pako të mëdha, në fshatin Ndërmenas të Fierit.
Droga u gjet në një furgon, në të cilin gjatë kontrollit u zbuluan 5 armë zjarri automatike, një pistoletë, dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe granatash. Në atë kohë, policia tha se armët e sekuestruara ishin destinuar për grupet kriminale italiane.
VENDIMET E GJYQËSORITGjykata e Shkallës së parë Vlorë dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Begajn, masë e cila u shua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë. Por edhe pas shuarjes së masës së sigurimit ndaj të akuzuarit, Prokuroria e Krimeve të Rënda rikërkoi masën “arrest me burg” ndaj Begajt dhe Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet e pranoi kërkesën e organit të akuzës.
Disa prej të akuzuarve u arratisën nga Shqipëria, mes tyre edhe Edison Begaj, i cili u arrestua më 25 mars të vitit 2009 në Itali dhe u ekstradua për llogari të drejtësisë shqiptare, më 30 tetor 2009. Me nisjen e procesit gjyqësor në ngarkim të tij, akuza paraqiti gjatë shqyrtimit gjyqësor përgjime dhe prova që fajësonin Begajn.
Me vendimin e datës 18 tetor 2010, Gjykata e për Krimet e Rënda e dënoi Edison Begajn me 7 vjet e 6 muaj burgim. Afro dy vite më vonë, më 5 korrik 2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e gjykimit për Edison Begajn, i akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh dhe municionesh dhe trafik ndërkombëtar droge. Shtatë muaj më vonë, Begaj kërkoi kompensim për burgim të padrejtë.
Shkrimi u buotua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51