I dërgonin ftesa fiktive sirianëve dhe egjiptianëve me premtimin se do t’i çonin drejt BE, në pranga shqiptari në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori nga Emiratet e Bashkuara

I dërgonin ftesa fiktive sirianëve dhe egjiptianëve me premtimin se do t’i çonin drejt  BE, në pranga shqiptari në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori nga Emiratet e Bashkuara

Foto ilustruese

Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, shtetas sirian, pasi ndihmonin emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin me premtimin se do t’i dërgonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në bazë të hetimeve të kryera ka rezultuar se Henri Lika 29 vjeç, banues në Durrës dhe Khalid Alnada 40 vjeç në Emiratet e Bashkuara Arabe, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj kryesisht nga vende si Siria, Egjipti dhe shtete të tjera nga Lindja e Mesme për të ardhur në Shqipëri me justifikimin për qëllime turistike, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Policia k nisur hetimin edhe ndaj 7 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm, të kufirit, A. A., 33 vjeç; A. A., 38 vjeç; B. B., 28 vjeç; A. A., 34 vjeç; A. A., 52 vjeç; A. I., 54 vjeç; A. M., 39 vjeç.

Puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshitë vijon, ndërsa materialet

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale proceduralë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore