I dërguari britanik Sir Stuart Peach në takim me ministren e jashtme: Kënaqësi e madhe, bisedë shumë e mirë për situatat në Ballkan

I dërguari britanik Sir Stuart Peach në takim me ministren e jashtme: Kënaqësi e madhe, bisedë shumë e mirë për situatat në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme, OIlta Xhaçka ka pritur ditën e sotme të dërguarin special britanik për Ballkanin e Hapur, Sir Stuart Peach. Gjatë diskutimit, Xhaçka është shprehur në një postim në Tëitter për suksesin e bisedës me të dërguarin. Ministrja theksoi se ranë në një dakordësi sa i përket luftës në Ukrainë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i cili kërkon avancim dhe përmirësimi i situatës në Bosnjë- Hercegovinë.

"Kënaqësi e madhe për të pritur të dërguarin special të BB-së, Sir Stuart Peach. Bisedë shumë e mirë për situatën në #BB & Coop. në #KSB . Dakord me Sir Peach se lufta, kërkon avancimin e dialogun Kosovë-Serbi dhe përmirësimin e situatës në BiH (Bosnjë-Hercegovinë). Mirënjohës për përkushtimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj sigurisë së BB"- shkruan ministrja në Twitter.

Ndërkohë kujtojmë  se i dërguari special pati një takim fillimisht me Presidentin e ri të zgjedhur të vendit, Bajram Begaj sëbashku me ambasadorin britanik në Shqipëri.

 


Lajmi kryesor:

Ambasadori britanik në Shqipëri takohet me presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj: Si aleatë të ngushtë, do të angazhohemi për sfidat e përbashkëta


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës