I dërguari gjerman në Tiranë takime me ‘Foltoren’, por shmang Bashën! Pollo flet në emër të PD: Është pozitive që ai kontakton edhe opozitën

TIRANË- I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, takoi kryeministrin Edi Rama, por shmangu kreun e PD, Lulzim Basha. Në një kohë që nga PD-ja zyrtare u prit nga nënkryetari i partisë, Enkelejd Alibeaj, Sarrazin ka pasur një takim edhe me përfaqësuesin e grupimit të Sali Berishës, Genc Pollon.

Në përfundim, ky i fundit foli si përfaqesues i PD-së duke e cilësuar si diçka pozitive faktin që Sarrazin ka takuar opozitën, e ndërsa u ndal edhe në pikat e tjera në të cilën u përqëndrua biseda me zyrtarin gjerman, ku fokusi ka qenë padyshim integrimi në BE si edhe lufta në Ukrainë. 

" Me z. Manuel Sarrazin takohem sërish në Tiranë. Dikur si raporter për Shqipërinë grupit i Partisë së Gjelbër në Bundestag, sot i Dërguar i Posaçëm i qeverisë gjermane për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor. Është pozitive që ai kontakton edhe opozitën.

Përveçse dënimit të agresionin të Putinit kundër Ukrainës dhe rolit të Shqipërisë ku gjërat janë të qarta u ndala tek procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Fuqitë e treta jo miqësore me BE nuk kanë përkrahje në popullsinë shqiptare. Partia Demokratike siç ka realizuar në të shkuarën ashtu do të konsolidojë edhe në të ardhmen ankorimin e vendit në Europë e në Perëndim. Partia Demokratike do të mirëpriste  çeljen e negociatave për anëtarësim këtë gjashtëmujor nën presidencën franceze të BE-së. Por vlera konkrete e këtyre negociatave për shtetin tonë e ndonjë tjetër në rajon ku dominon korruptokratia është në radhë të parë rekuperimi i elementeve bazë të shtetit ligjor e të demokracisë; ose siç njihen Kriteret e Kopenhagenit të cilat janë kusht sine qua non për BE. Neglizhimi i tyre nuk është ndihmë për popullin shqiptar. Gjermania me rolin e saj pozitiv në rajonin tonë dhe në BE mund të ndikojë veçanërisht në këtë drejtim", tha Pollo. 

Nga ana tjetër, edhe Alibeaj ka zbardhur me anë të një postimi në rrjetet sociale, pikat e diskutimit me diplomatin gjerman, ku nuk ka nguruar që të hedhë akuza në drejtim të qeverisë, sipas së cilit nuk po bën asnjë përpjekje për t'u integruar në BE. Në këto kushte, thotë Alibeaj, Shqipëria ka nevojë urgjente për Europën.

"Pata kënaqësinë të prisja në takim të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. I interesuar për çështjen e ecurisë së integrimit europian të Shqipërisë e falenderova dhe e informova atë për qëndrimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në këtë proces. Vendosmëria dhe mbështetja e PD për të shtyrë përpara këtë proces ne interes të shqiptarëve do të vazhdojë e palëkundur, pavarësisht mungesës së përpjekjeve nga qeveria. Shpërhapja sistematike e korrupsionti financiar qeveritar i kulmuar ne skandalin e inceneratorëve, korrupsioni politik në shitblerjen e votës ne zgjedhje, abuzimi qeveritar me të dhënat personale (patronazhistët), shpronësimi dhe dhunimi i banesave të qytetarëve pa asnjë shpërblim, madje duke dhunuar liritë dhe të drejtat e tyre nga një shtet policor, kanë nevojë për më shumë prova reale të një sistem drejtësie që godet duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë mbi këto shembuj flagrantë të regjimit autokratik. Projektet qeveritare të “paketës antishpifje” apo agjencia e propagandës që ka ngritur qeveria për të eleminuar shtypin e lirë, apo edhe shkeljet flagrante të marrëveshjes së asociim-stabilizimit me rastin e “aeroportit të Vlorës”, tregojnë nevojën urgjente që ka Shqipëria dhe shqiptarët për Europën e vlerave dhe standardeve të demokracisë", shkruan Alibeaj.

Më herët, Sarrizin zhvilloi pati një konferencë të përbashkët me ministren e jashtme, Olta Xhaçka, ku dërgoi sinjale të forta pozitive për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare brenda pak muajsh. Optimiste pas takimit u shpreh edhe ministrja Xhaçka.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 17/03/2022 19:09

    Edhe gjermant futja kot, te cuditshem,perseri me xhaketat e vjetra takohen,si puna e Pollos?Nuk ka foltorja ndonje figure te re.Cna ka gjet Enver,Sali,Like,Pollo,qe kane 30 e kusur vjet qe na cane t*apin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë