Xhaçka: Të caktohet data për konferencën e parë ndërqeveritare! Kriza në Ukrainë ka krijuar pasiguri për destabilizim! I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Jemi me Shqipërinë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, gjatë takimit me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka kërkuar caktimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Xhaçka u shpreh se BE duhet të tregojë një angazhim të prerë për Rajonin, në një kohë kur kriza në Ukrainë ka krijuar pasiguri për destabilitet.

Sipas ministres, është koha që BE të veprojë, duke artikuluar një vizion të artë integrimi për çdo vend të Rajonit, sidomos në zonat ku ka potencial për konflikte. Ajo shtoi se po ashtu duhet një perspektivë e qartë edhe për Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, duke përmendur për këtë të fundit liberalizimin e vizave si një hap të mirëpritur.

"Sot është koha për të vepruar dhe për të shënuar arritje të prekshme nga caktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe në artikulimin e një vizioni të qartë integrimi për çdo vend të Rajonit sidomos në zonat ku ka potencial për konflikt dhe ky potencial në Rajonin tonë edhe para luftës në Ukrainën ka qen ëmë i lartë se në çdo periudhë tjetër këto 20 vite. Liberalizimi i vizave për Kosovën do ishin hapa të mirëpritur. Shqipëria ka ndërmarrë nisma të guximshme rajonale dhe po luan një rol të dorës së parë bashkë me partnerët për Ukrainën. Na duhet angazhimi i prerë i BE dhe i gjithë aleatëve në një kohë kur kriza në Ukrainën ka krijuar kaq shumë pasiguri për destabilizim", tha Xhaçka.

Nga ana tjetër, Sarrazin theksoi se qeveria gjermane do të jetë në anë të Shqipërisë. Ai vuri theksin krijimi i tregut të përbashkët rajonal, ku tha se për Gjermaninë është me shumë rëndësi

"Në kuadër të realizimit të planit veprimit të 2020 për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal që është me rëndësi për ne,. se çfarë mund të arrihet përmes këtij bashkëpunimi shikohet shumë mirë edhe ën tiranë si shërbimet për të rinj, heqja e tarifave roaming. pavarësisht krizës në Ukrainë tema e mjedisit është me rëndësi dhe jemi të gatshëm të mbështesim energjitë e rinovueshme në mbrojtje te mjedisit. jam këtu se së bashku me qeverinë Gjermaninë do jemi në anë të Shqipërisë", u shpreh ai.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'