I dërguari i Britanisë për Ballkanin në Tiranë, takon Begajn dhe Xhaçkën! Dje u njoftuan ‘non grata’ të tjera për politikanët

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Lord Stuart Peach, takoi në Tiranë presidentin Bajram Begaj, duke theksuar vëmendjen që qeveria britanike i kushton ruajtjes së paqes dhe stabilitetit sidomos në kushtet e ndikimit nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë.

Takimi me dyer të mbyllura u bë publik përmes një njoftimi zyrtar nga zyra e Presidendës.

“Të dy bashkëbiseduesit u ndalën tek përgatitjet e vendit për zgjedhjet e ardhshme vendore, të datës 14 maj të këtij viti, tek angazhimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin shumë të rëndësishëm me agjencitë respektive të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe në kuadër të sigurisë kibernetike”, tha Begaj.

I dërguari i qeverisë britanike, zyrtari që bëri njoftimin publik të shpalljes non grata të Sali Berishës nga Britania e Madhe, gjatë qëndrimit në Tiranë u takua edhe me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ata vlerësuan faktin që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë njohur rritje gjatë vitit 2022.

Dy zyrtarët shprehën nevojën për ta fokusuar bashkëpunimin në fusha konkrete si infrastruktura energjetike, infrastruktura e porteve dhe ajo rrugore, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen rajonale.

Vizita e të dërguarit të qeverisë për Ballkanin Perëndimor u paralajmërua nga ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King Smith i cili paralajmëroi se gjatë këtij viti të tjerë persona të tjerë do të shpallen non grata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Begaj pret të dërguarin e Britanisë për Ballkanin: Vlerësuam marrëdhëniet mes dy vendeve! Të gjendet sa më parë një marrëveshje për Kosovën dhe Serbinë

Presidenti Bajram Begaj priti ditën e sotme të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Presidenti Begaj vlerësoi vëmendjen e madhe që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti rolin e Peach në promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe mbështetjen për adresimin e sfidave të lidhura me sigurinë. Lidhur me zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Begaj nënvizoi faktin, se rajoni po kalon momente të vështira sa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë. 

Duke u ndalur tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Begaj, vlerësoi vullnetin e demonstruar së fundmi nga autoritetet e Kosovës për të mirëpritur propozimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e arritjes sa më parë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të zbatueshme mes palëve.

Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e madhe që ka ruajtja e unitetit, solidaritetit dhe kohezionit mes vendeve anëtare të NATO-s në përballimin e efekteve të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe influencave ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, lidhur me zhvillimet në Shqipëri, të dy bashkëbiseduesit u ndalën tek përgatitjet e vendit për zgjedhjet vendore, tek angazhimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin shumë të rëndësishëm me agjencitë respektive të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë edhe në kuadër të sigurisë kibernetike.

Nga ana e tij Peach nënvizoi interesin dhe vëmendjen e shtuar të Qeverisë britanike për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht lidhur me agresionin në Ukrainë.

Ora 11:15
Ministrja e Jashtme takon të Dërguarin e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. 

Ministrja Xhaçka vlerësoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht vëmendjen e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj situatave që prekin rajonin. 

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ata vlerësuan faktin që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë njohur rritje me 160% gjatë vitit 2022. 

Dy zyrtarët shprehën nevojën për ta fokusuar bashkëpunimin në fusha konkrete si infrastruktura energjetike, infrastruktura e porteve dhe ajo rrugore, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen rajonale.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet