I dërguari i Gjermanisë për rajonin në Tiranë, takim me ministren Muzhaqi! Manuel Sarrazin
Muzhaqi në takimin me Sarrazin
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ndodhet në Tiranë, teksa ka zhvilluar një takim me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Ministrja dhe Sarrazin kanë diskutuar rreth bashkëpunimeve të mëtejshme mes dy shteteve në sektorin e rinisë dhe përfshirjen e praktikave më të mira evropiane në vendin tonë, sa i përket mbështetjes së ideve të të rinjve.
“Të rinjtë tanë kanë mundësi të shikojnë përtej të kaluarës së Ballkanit Perëndimor, si dhe të krijojnë së bashku marrëdhënie të shëndosha për një të ardhme pa konflikte, të qëndrueshme dhe më të begatë për gjithë rajonin”, është shprehur Muzhaqi.
Angazhimi i mëtejshëm i ministres përgjegjëse për Rininë në Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), me qëllim promovimin e shkëmbimeve rinore në programet si “Super-shkollat”, “Route ËB6”, etj., ishte një nga çështjet e rëndësisë primare të diskutuara në takim.
“Puna e RYCO është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor” u shpreh Sarrazin, ndërsa vlerësoi energjinë dhe përpjekjet që RYCO, si një nga sukseset e Procesit të Berlinit, në bashkëpunim me institucionet shtetërore, ka bërë në krijimin e një rajoni më të mirë për të gjithë qytetarët e tij.
Po ashtu, iu dha një fokus i veçantë dhe projekteve kulturore për të rinjtë, ku u prezantua në terma të përgjithshme dhe Programi Jashtë Orarit të Mësimit (JOM), i hartuar me qëllim që fëmijët të shpenzojnë kohën e tyre të lirë në mënyrë cilësore, lidhur me fushën e arteve, zejeve, teknologjisë, etj..
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 676
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
VKM/ Dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
16 Janar, 13:05
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19
-
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
13 Janar, 14:49
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05