TIRANË- Vetëm 2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Shqipërinë.
Escobar do të vizitojë Tiranën zyrtare ditën e nesërme, 11-13 prill. Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me kryeministrin Edi Rama e presidentin Bajram Begaj. Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun, ndërsa siç edhe pritet do të shmangë takimin me Sali Berishën, i shpallur Non Grata nga SHBA.
Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se takimi i Escobar me kryeministrin Edi Rama rreth orës 16:00 ndërsa në orën 17:00 do të pritet në takim nga presidenti Begaj.
Ende nuk ka një orar të përcaktuar për opozitën nëse do të ketë takime.
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Karen Donfried.
Ska pse takoje ate kriminel non grata
Përgjigjunje takim shume i rendesishem per vendin tone.
PërgjigjuMedemek ne na ka ba mutin Amerika?Po ne kena Putinin arushiun polar.
PërgjigjuKy do te jete nje tjeter takim shume i rendesishem
Përgjigju