Presidenca i është përgjigjur ashpër  kryeministrit Rama, pas akuzave të këtij të fundit se Ilir Meta dhe Sali Berisha ia dhanë Greqisë detin, në vitin 2009 dhe ishte PS ajo që e rrëzoi në Gjykatë Kushtetuese.

Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin”, shkruan zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.