I dhunuar në Durrës, Policia sqaron mashtrimin e marokenit: E plagosi kamarieri, të huajin po e hetojmë për trafik kanabisi! Shqetësonte njerëzit në rrugë

I dhunuar në Durrës, Policia sqaron mashtrimin e marokenit: E plagosi kamarieri, të huajin po e hetojmë për trafik kanabisi! Shqetësonte njerëzit në rrugë

1621612615_marokjeni.jpg

Përmes një njoftimi të gjatë dhe shterues Policia e Durrësit ka sqaruar të gjithë çështjen e marokenit që pretendonte se ishte dhunuar nga policia. Uniformat blu shprehen se i huaja është dhunuar nga një kamerier lokali, pasi kishte shqetësuar klientët.

Policia bën me dije gjithashtu se marokeni pasi është marrë në komisariat dhe më pas është lënë i lirë serish ka shqetësuar qytetarët në rrugë dhe pasi ka shkuar patrulla e ka gjetur në gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Sqarimi i plotë nga Policia Durrës

Në lidhje me një ngjarje të publikuar në media se ndaj një shtetasi maroken është ushtruar dhunë nga ana e Efektiveve të Policisë Durrës, ju bëjmë me dije se:

Salla Operative e DVP Durrës, më datë 19.05.2021, rreth orës 07:30 është njoftuar nga Shërbimi i Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës për ti ofruar mbështetje pasi kishin problem me një shtetas të huaj.

Menjëherë Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme ka marrë kontakt me personelin e urgjencës, të cilët janë shprehur se shtetasi i huaj kishte qëndruar gjatë natës në spital për ndihmë mjekësore dhe në mëngjes është larguar, por është  rikthyer përsëri duke shqetësuar personelin mjekësor dhe krijuar trazira në ambientet e urgjencës.

Në kushtet e mësipërme është bërë shoqërimi i shtetasit në fjalë në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, me gjeneralitete të vetëdeklaruarara, me shtetësi marokene, M. N, 29 vjeç.

Gjatë shoqërimit në komisariat te ky shtetas janë konstatuar shenja dhune dhe nga verifikimet e kryera,  rezultoi se ky shtetas është dhunuar nga shtetasi E. V.,  30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.

Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken  kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në  ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar  klientët.

Pasi i ka kërkuar  të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për  vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V.,  duke i shkaktuar dëmtime.

Shtetasi E.V  është  proceduar penalisht  nga ana  e Specialistëve për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës   për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.

Gjatë ditës nga qytetarë të ndryshëm është telefonuar  në Sallën Operative të DVP Durrës të cilët kanë njoftuar se një shtetas i huaj  në vendin e quajtur " Sheshi Pranvera" është konfliktuar me kalimtarë  të rastit.

Menjëherë ka shkuar Patrulla e Policisë, të  cilët   kanë  konstatuar  të njëjtën shtetas maroken  në  gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi maroken u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotikeve”.

Në vijim të veprimeve grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje filmike. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton çdo qytetar që në rastin e lartpërmendur ka respektuar me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore.


Lajmi kryesor:

Rrugëve të Durrësit, i dhunuar/ Marokeni fajëson uniformat blu, policia e mohon kategorikisht: E rrahën në lokal, shqetësonte qytetarët! E gjetëm me kanabis


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit