Rrugëve të Durrësit, i dhunuar/ Marokeni fajëson uniformat blu, policia e mohon kategorikisht: E rrahën në lokal, shqetësonte qytetarët! E gjetëm me kanabis

Rrugëve të Durrësit, i dhunuar/ Marokeni fajëson uniformat blu, policia e mohon kategorikisht: E rrahën në lokal, shqetësonte qytetarët! E gjetëm me kanabis

Marokeni i dhunuar

Një histori tronditëse ka rrëfyer Elmedi Nouak, një i ri refugjat nga Maroku, i cili prej tre muajsh jeton në Durrës. Ai pretendon se është dhunuar nga policia, ka 3 muaj që qëndron në Durrës dhe kërkon një telefon për të folur me familjen e tij në Marok, gruan dhe 2 fëmijët e vegjël.

Por dhunimi në komisariat është mohuar totalisht nga Policia. Report Tv është interesuar pranë uniformave blu, të cilat e kanë mohuar një gjë të tillë duke thënë se i riu maroken është dhunuar nga një kamarier lokali. 

Ndërkohë që përmes një njoftimi të gjatë dhe shterues Policia e Durrësit ka sqaruar të gjithë çështjen e marokenit që pretendonte se ishte dhunuar nga policia. Uniformat blu shprehen se i huaja është dhunuar nga një kamerier lokali, pasi kishte shqetësuar klientët.

Policia bën me dije gjithashtu se marokeni pasi është marrë në komisariat dhe më pas është lënë i lirë serish ka shqetësuar qytetarët në rrugë dhe pasi ka shkuar patrulla e ka gjetur në gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Elmedi Nouak në një deklaratë për mediat akuzoi policinë se i ka marrë edhe telefonin, duke bërë që ai të shkëpusë lidhjet edhe me familjen e tij në Marok që prej muajit të ramazanit.

 “Kam qëndruar 5 ditë në birucë lakuriq dhe pa ngrenë. Më pas 3 persona, policë, më morëm me makinë dhe më kanë lënë në një zonë rreth 20 km larg. Mendoja se do më çonin në Rinas për të më ekstraduar, por mbaj mend që kur jam përmendur tek ajo zona ishte një fushë dhe isha lakuriq. Kam dalë në rrugë dhe kam bërë autostop. Më kanë sjellë në spital dhe kam qëndruar aty 3 ditë. Kam lënë spitalin, se dua telefonin tim. Kam që në Ramazan që pa folur me familjen, janë bërë merak për mua. Telefonin ma kanë marrë policët dhe unë e dua se do flas me prindërit e fëmijët. Më kanë lënë zbathur. Kam familje, dua telefonin. Policia ma mori. Isha në spital. Kam 3 muaj që qëndroj në Durrës, nuk kam dokumente. Kam ardhur këtu dhe iu jam lutur që të më japin telefonin. Kam ndenjur 7 ditë pa ngrenë, isha dhe në spital Më ka rrahur policia kështu. Dua që të shkoj në Itali, inshallah”, ka deklaruar ai në një intervistë për ‘Balkanëeb’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
Report TV siguron pamjet, si u dhunua brutalisht marokeni nga kamarierët në Durrës! E godasin me grushte dhe shqelma në sy të klientëve

Report Tv ka siguruar pamjet sesi është dhunuar brutalisht nga kamarierët e një lokali në Durrës refugjati maroken Elmedi Nouak, i cili prej tre muajsh jetonte në Durrës. Në pamje shihet se dy kamarierët e dhunojnë duke e goditur me grushte dhe me shqelma në sy të klientëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 19, ndërkohë që policia reagoi zyrtarisht duke njoftuar se është dhunuar nga kamarierët, pasi kishte shqetësuar klientët.

Policia bën me dije gjithashtu se marokeni pasi është marrë në komisariat dhe më pas është lënë i lirë serish ka shqetësuar qytetarët në rrugë dhe pasi ka shkuar patrulla e ka gjetur në gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin E.V, 30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.

30-vjeçari ka deklaruar se shtetasi maroken kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar klientët. Shtetasi E.V  është  proceduar penalisht  nga ana  e Specialistëve për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës   për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.

 

Ora 15:42
I dhunuar në Durrës, Policia sqaron mashtrimin e marokenit: E plagosi kamarieri, të huajin po e hetojmë për trafik kanabisi! Shqetësonte njerëzit në rrugë

1621612615_marokjeni.jpg

Përmes një njoftimi të gjatë dhe shterues Policia e Durrësit ka sqaruar të gjithë çështjen e marokenit që pretendonte se ishte dhunuar nga policia. Uniformat blu shprehen se i huaja është dhunuar nga një kamerier lokali, pasi kishte shqetësuar klientët.

Policia bën me dije gjithashtu se marokeni pasi është marrë në komisariat dhe më pas është lënë i lirë serish ka shqetësuar qytetarët në rrugë dhe pasi ka shkuar patrulla e ka gjetur në gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Sqarimi i plotë nga Policia Durrës

Në lidhje me një ngjarje të publikuar në media se ndaj një shtetasi maroken është ushtruar dhunë nga ana e Efektiveve të Policisë Durrës, ju bëjmë me dije se:

Salla Operative e DVP Durrës, më datë 19.05.2021, rreth orës 07:30 është njoftuar nga Shërbimi i Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës për ti ofruar mbështetje pasi kishin problem me një shtetas të huaj.

Menjëherë Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme ka marrë kontakt me personelin e urgjencës, të cilët janë shprehur se shtetasi i huaj kishte qëndruar gjatë natës në spital për ndihmë mjekësore dhe në mëngjes është larguar, por është  rikthyer përsëri duke shqetësuar personelin mjekësor dhe krijuar trazira në ambientet e urgjencës.

Në kushtet e mësipërme është bërë shoqërimi i shtetasit në fjalë në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, me gjeneralitete të vetëdeklaruarara, me shtetësi marokene, M. N, 29 vjeç.

Gjatë shoqërimit në komisariat te ky shtetas janë konstatuar shenja dhune dhe nga verifikimet e kryera,  rezultoi se ky shtetas është dhunuar nga shtetasi E. V.,  30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.

Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken  kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në  ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar  klientët.

Pasi i ka kërkuar  të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për  vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V.,  duke i shkaktuar dëmtime.

Shtetasi E.V  është  proceduar penalisht  nga ana  e Specialistëve për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës   për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.

Gjatë ditës nga qytetarë të ndryshëm është telefonuar  në Sallën Operative të DVP Durrës të cilët kanë njoftuar se një shtetas i huaj  në vendin e quajtur " Sheshi Pranvera" është konfliktuar me kalimtarë  të rastit.

Menjëherë ka shkuar Patrulla e Policisë, të  cilët   kanë  konstatuar  të njëjtën shtetas maroken  në  gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi maroken u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotikeve”.

Në vijim të veprimeve grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje filmike. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton çdo qytetar që në rastin e lartpërmendur ka respektuar me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rako: 22/05/2021 15:35

    Kesaj i thone : O kamarier me bej nje dopjo te rafme....

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/05/2021 13:58

    Keto thoshin edhe per ne kur merrnim gomonet dhe shkonim te paftuar ne perendim. Mec duket I harruam tonat. Gjynah si e paskan katandisur te shkretin. Jo se eshte per tu habitur. Gjithmone popull racist dhe I dhunshem kemi qene.

    Përgjigju
  • vjeshta: 22/05/2021 09:18

    Dhe askush nuk çohet të braktisë lokalin në shenjë proteste!!! Sado që faji të jetë i emigrantit. Unë nuk do të vija këmbë më aty

    Përgjigju
  • Iris: 21/05/2021 23:49

    Shiko kush flasin ! Po pse ju kujtoni se jeni me te mire ? Sa shqipo arrestohen per dite ne Evrope,sa ekstradohen cdo vit drejt Evropes e Shqiperise per t'u denuar, apo kryer denimet e marra ? Sa shqipo vriten ne bote dhe ne Shqiperi per maskarelleqet qe bejne ?

    Përgjigju
  • Shqiptar: 21/05/2021 22:09

    Shume mire ta kane bo o rrace e keqe!Ca dreqin kerkoni ne Shqipni?! O plera njerez se me shku ne Itali e ne France ju te vrisni kurse ne Shqipni ju thyjne ne mes o plera te keqija!

    Përgjigju
  • durres: 21/05/2021 20:02

    mire ja kane bere se jane bere sirianet e marokenet neper durres tu vjedh gra dhe vajza tu thy xhama makinash.pak e paskan rraf.neper itali e france vende te te europes marokenet te presin ftyren me thike aq burra te mire jane....

    Përgjigju
  • Shqiptar: 21/05/2021 19:33

    Perse nuk e botoni komentin tim????

    Përgjigju
  • Miti: 21/05/2021 19:31

    Jeni mesuar ne France dhe Itali ju plera qe vrisni e prisni. Do ishte mire tju shalonin e gjitheve n’dru qe te zhdukeshit nga toka shqiptare. Jordaneze qe fallsifikojne datat e skadences dhe helmojne shqiptaret, palestineze qe bejne grabitje me dhune ne mes te Tiranes dhe shesin droge. Turli lloj rracash qe vjedhin banoret rrotull kampit. Ku po shkon Shqiperia? Keshtu ishte dhe Evropa para 40 vjetesh, keta ishin pakice dhe dukeshin si te pa rrezikshem. Vetem se nje dite u zgjuan dhe pane qe keta ishin bere shume dhe benin ligjin. Aq sa ne France diskutohet lufta civile si e pa shmangshme ne nje te ardhme te afert.

    Përgjigju
    • Dani: 21/05/2021 22:16

      Këto janë vetëm fillimi.Prisni dhe do shikoni.Liberali Rama do nxjerrë ligje të posaçme për tu dhënë favore dhe të bëhen të paprekshëm,do ju jepen ndihme financiare,banesa pa lekë,do sjellin familjet e tyre do pjellin nga 6-7 fëmijë,do mbushein qytetet plot.Për 20-25 vjet do kenë lagjet e tyre që nuk do hyjë dot as policia.

  • shkoder: 21/05/2021 18:17

    un mendoj te largojme shqiptaret nga kto troje e te marrim maroken se jane me te lire dhe durojne me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit