I 'dhuroi' fitoren Turqisë, Strakosha: Gabova, ja ç'më tha babai! Trajneri: Mëkat! Bëmë ndeshje perfekte

I 'dhuroi' fitoren Turqisë, Strakosha: Gabova, ja ç'më tha babai! Trajneri: Mëkat! Bëmë ndeshje perfekte

Zhgënjimi te kombëtarja shqiptare e futbollit ishte i dukshëm mbrëmjen e djeshme pas humbjes me Turqinë 1-0 në fund. Trajneri Edi Reja u shpreh se ndeshja ishte shumë e mirë me përjashtim të gabimit që i ndëshkoi duke i thënë lamtumirë edhe Europianit.

"Nuk jam i zhgënjyer për lojën që bëmë, pasi luajtëm në mënyrë perfekte, por patëm disa mundësi shënimi dhe nuk i shfrytëzuam, duke lënë ndeshjen të hapur. Është një mëkat që humbëm në minutën e 90’, pasi jam i bindur që nuk e merituam këtë rezultat. Humbëm një rast shumë të mirë, pasi me 3 pikë do të mund të tentonim Europianin. Të gjithë djemtë, ashtu si edhe populli shqiptar janë të mërzitur, por duhet të shohim përpara.

Nuk mund të them asgjë negative për këtë ndeshje, pasi kishim grindën e duhur, ndonëse gabuam disa pasime si shumë, por duhet të kemi parasysh që Turqia bëri presing shumë të fortë. Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe më determinantë para portës, pasi edhe sot u pa që kemi mangësi. Isha i mërzitur në fund të ndeshjes, më shumë me fatin sesa me lojtarë të caktuar. Asnjëri prej lojtarëve nuk më zhgënjeu dhe nuk luajti nën pritshmëritë e mia. Megjithatë kjo ndeshje konfirmoi rritjen e skuadrës tonë dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mund t’ia komplikojmë punën çdo lloj ekipi" tha ai për supersport.

Thomas Strakosha ishte ai që gaboi në minutën e fundit, duke “u dhuruar” golin e fitores turqve, teksa pas ndeshjes i shfaq mjaft i mërzitur. "Ekipi luajti shumë mirë dhe kishte nevojë për mua në fund, por nuk i ndihmova. Më vjen shumë keq, por shpresoj që t’i ndihmoj në takimin e radhës. Të gjithë erdhën dhe më folën mirë, pasi jemi skuadër dhe nuk duhet të individualizojmë gabimet. Megjithatë unë tani jam 24 vjeç dhe kam eksperiencë, ndaj nuk duhet ta bëja atë gabim. Çfarë ju ka thënë (babai) Foto Strakosha? Kam folur në telefon dhe normal që edhe ai e ka parë që gabova, por nuk kemi çfarë të bëjmë tani. Më vjen keq" tha ai.

Kapiteni Ledian Memushaj u shpreh se kombëtarja nuk e meritoi humbjen për ndeshjen që bëri, pasi barazimi ishte rezultati më i drejtë. "Luani mirë dhe krijoni shumë mundësi, por humbni me një gabim në fund.  Më vjen shumë keq, pasi besoj se nuk e meritonim humbjen. E dinim që ishte e vështirë, por luajtëm shumë mirë dhe patëm rastet tona, që nuk i shfrytëzuam siç duhet. Duhet të bënim më mirë me pasimin e fundit, por edhe rastet që krijuam, megjithatë mendoj se barazimi do ishte rezultati më i drejtë. Megjithatë më vjen shumë keq që humbëm në këtë mënyrë, me një gol të pësuar në fund" tha ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 13/10/2019 18:47

    Pas viteve të arta të kombetares me sulmues të artë si Majaci, Kola dhe kryesisht Kushta, Shqiperia 30 vitet e fundit nuk prodhoi asnjë golxhi të madh. Të gjithë sulmuesit e saj keta 30 vjet kanë qënë shumë të zakonshem. Si nuk prodhuam nje sulmues në nivel të Levandofskit?

    Përgjigju
  • NIKO: 12/10/2019 14:04

    BEME NJE LOJE TE MIRE POR GJITHMON NA MUNGON SHUME REPARTI SULMUES SI KOMTARE,KISHIM 3 RASTE TE PASTRA DHE NUK SHENUAM AI ESHTE FUTBOLLI KUSH SHENON FITON NUK KA RENDESI LOJA NE NDESHJE TE TILLA KUALIFIKIMI,SHPRESOJ TE PERMISOHEMI ME SHUME. ,

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 12/10/2019 12:32

    Dy ndeshje qe ka kthyer besimin ne ekip. Dje turqit kishin frike si frikacake qe jane.

    Përgjigju
  • Luli: 12/10/2019 11:51

    Kombëtarja është përmirsuar dhe ka bërë një ndeshje shum të mirë dhe rrit shpresat për të ardhmen

    Përgjigju
  • Sinan Idrizi: 12/10/2019 09:00

    Keshtu eshte kur do te behesh shpetimtar pa pasur asnje situate te rrezikshme para portes.Hajde te Flamurtari tani per nje pjate supe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite