Shqipëria e pafat kundër Turqisë, goli në minutat e fundit fik çdo shpresë për Euro 2020

Shqipëria e pafat kundër Turqisë, goli në minutat e fundit fik çdo shpresë për Euro 2020

Foto nga ndeshja (Dyluftimi Emre me Rey Manaj)

Shqipëria ka dalë e humbur nga ndeshja eliminatore e Europianit kundër Turqisë pasi është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në Stamboll. Kuqezinjtë të cilët në këtë përballje synonin vetëm fitoren patën shumë raste të pastra për të realizuar para se të pësonin, por në fund ajo që vlejti ishte goli i realizuar nga Cenk Tosun në minutën e 90'.

Që në start u kuptua se do të ishte një ndeshje tepër e dyluftuar pasi gjyqtari rumun shpejt u detyrua të nxirrte katër kartona të verdhë. Gjithsesi përveç dyluftimeve të ashpra dhe grintës për çdo top rastet e pastra në pjesën e parë nuk ishin të shumta. Për t’u veçuar një goditje dënimi e ekzekutuar nga Rei Manajn, i cili falë edhe një dëvijim rrezikoi shumë, por topi gjeti devijimin e portierit turk që e dërgoi në goditje këndi.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Shqipërinë dhe veçanërisht për Rey Manajn i cili humbi një 'lumë' rastesh, ndër të cilët njëri me portën e boshatisur në minutën e 77' kur lushnjari zgjodhi të bëjë më të vështirën, me portën e boshatisur ta çojë topin jashtë. Por në fund turqit të cilët u dukën sikur kishin kapitulluar shfrytëzuan një moskoordinim mes mbrojtësit Ismajli dhe portierit Strakosha. Në fakt ky i fundit la portën për të goditur topin të cilin po e ndiqte Ismajli, por teksa Ismajli goditi topin Strakosha gjeti vetëm mbrojtësin për të goditur dhe ylli i Turqisë, Cenk Tosun nuk e pati të vështirë ta shtyjë topin me kokë drejt rrjetës. 

Reja e filloi ndeshjen me formacion mbrojtës por më pas hodhi gjithçka në fushë duke nisur nga ''raketa'' Roshi deri tek bomberi Bekim Balaj. Me këtë rezultat Shqipëria renditet e katërta dhe zyrtarisht jashtë EURO 2020. E vetmja për të cilën shpresojnë kuqezinjtë është një vend i tretë të cilët e mbajnë aktualisht islandezët me 12 pikë ndërsa Turqia dhe Franca marshojnë për vendin e parë, të dyja me nga 18 pikë. 

Në ndeshjet e tjera të grupit H, Andorra ka arritur një rezultat historik duke mposhtur Moldavinë 1-0. Të paktë vendi i katërt për Shqipërinë mbetet e pacënuar. Ndërsa Franca fitoi në Islandë falë një penalltie të shndërruar në gol nga Giroud. Tani i vetmi qëllim i arritshëm i Shqipërisë mbetet vendi i katërt. 

VIDEO/Prag fillimi i sfidës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Humbja e Shqipërisë, Meta: Pavarësisht golit shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur Shqipërinë pas humbjes minimale me Turqinë. Meta shprehet se pavarësisht një goli shtrembaluq, i cili për hir të së vërtetës ishte gafë e Strakoshës dhe rezultoi fatal për shpresat e Shqipërisë për EURO 2020. 

Po ashtu, ai shton se lojtarët shkëlqyen për karakterin që treguan dhe shpirtin e ekipit. Meta i shpreh mirënjohje kombëtares dhe forca për të ardhmen. 

"Pavarësisht një goli shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen sot për karakterin që treguan dhe shpirtin e ekipit. Mirënjohje dhe Forca për të ardhmen!" ka shkruar Meta.

Ora 22:32
Shqipëria ndëshkohet në fund, Starkosha bën gafën dhe i dhuron golin turqve

Turqia ka kaluar në avantazh pas një gafe të portierit Strakosha. Ai ka dalë nga porta por aty ishte Cenk Tosun i cili me një goditje me kokë e gjuajti topin drejt portës së boshatisur. Në fakt ishte një top i gjatë dhe shkak u bë mbrojtësi Ardian Ismajli i cili largoi topin por Strakosha nuk u koordinua me mbrojtësin dhe la portën. Ismajli kapi topin para Strakoshës, ndërsa portieri gabimisht goditin mbrojtësin duke nxjerrë të dy bllof. Turqit cinikë ia dolën që me një gol të marrin tre pikë dhe të hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit në EURO 2020. 

Ora 22:27
Turqia hapet në mbrojtje, por Manajn e kap me vrap edhe mbrojtësi

Sërish Rey Manaj, protagonist i një rasti flagrant për gol. Cikalleshi fitoi një top në mesfushë dhe Klaus Gjasula nxori Manajn vetë për vetë me gjithë zonën kundërshtare bosh. Në 20 metra të cilat kishte për të përshkruar Manaj u tregua i ngathët, duke u kapur me vrap nga një mbrojtës turk i cili i prishi ekuilibrin dhe 22- vjeçari nuk pati mundësi as të gjuajë në portë. 

Rasti i katërt për të në këtë ndeshje por sulmuesi i talentuar nuk po i dhuron dot fitoren Shqipërisë me një gol. 

Ora 22:25
Çfarë rasti! Manaj humbet golin e sigurt me portën bosh

Rey Manaj ka humbur një rast të pastër për gol përballë Turqisë. Në minutën e 77' lushnjari ka bërë më të vështirën duke e çuar topin jashtë me portën e boshatisur. Odise Roshi fitoi hapësirë në krahun e djathtë dhe harkoi topin në qendër. Gonuk ishte i mposhtur por Manaj e çoi topin jashtë duke dëshpëruar tifozët kuqezinj. 

Ora 22:16
Shqipëria pa busull, Calhanoglu lëshon të djathtën por jashtë

Shqipëria nuk po konkretizon asnjë sulm në këtë pjesë të dytë por as mbrojtja nuk po funksionon. Disa herë humbet topi dhe në rastin e fundit Hakan Calhanoglu kishte shansin të zhbllokonte ndeshjen. 

I njohur për të djathtën e tij bombastike, mesfushori i Milanit zgjodhi ta gjuajë lehtë topin dhe pse ai shkoi jashtë. Turqia po kërkon më shumë golin ndërsa Shqipëria kërkon mundësi nga ndonjë kundërsulm.

Ora 21:36
Sërish tenton Manaj, portieri shndërrohet në mallkim për sulmuesin shqiptar

Rey Manaj ka tentuar sërish të zhbllokojë ndeshjen në Stamboll, por sërish portieri Gunak e ka ndalur. Lushnjari gjuajti nga një goditje këndi prej më shumë se 25 metra por nuk ia doli. 

Nëse do të shënonte Manaj do të çonte Shqipërinë me një avantazh me vlerë në dhomat e zhveshjes por pjesa e parë mbyllet në 0-0, me raste të vakëta, shumë kartona dhe me një lojë të përqendruar më shumë në mesfushë, me Turqinë më kërkuese dhe Shqipëria e cila tenton të shfrytëzojë goditjet standarte. Në 45 minutat e parë skuadrat janë treguar shumë të kujdesshme. 

Ora 21:23
Shqipëria afër golit, Rey Manajn e ndal vetëm portieri

Një goditje dënimi e cila u ripërsërit u shndërrua në një rast të rrezikshëm për Shqipërinë. Memushaj harkoi një top të rrezikshëm në zonë dhe Rey Manaj goditi me kokë duke krijuar iluzionin e golit. Por portieri turk Gunok ndali gjuajtjen dhe entuziazmin e parakohshëm të tifozëve shqiptarë. 

Ky ishte rasti i parë për shqiptarët në portën e Turqisë duke u përqëndruar më shumë në lojën në mbrojtje dhe në mesfushë.

Ora 20:54
Turqia vendos nën presion Shqipërinë, tre të verdhë për kuqezinjtë në minutat e para

Ka nisur vrullshëm dhe e tensionuar ndeshja Turqi- Shqipëri. Vendasit janë treguar menjëherë luftarakë dhe sulmues duke detyruar arbitrin të nxjerrë tre herë kartonin e verdhë nga xhepi, dy për shqiptarët. 

Mbrojtësi Kastriot Dermaku u ndërshkua fillimisht për një faull jashtë zonës së kuqezinjve, ndërsa më pas një tension mes lojtarëve ka ndëshkuar me të verdhë Keidi Baren e Shqipërisë dhe Demirelin e Turqisë. Ndërsa i treti erdhi pas një faulli të kapitenit të Shqipërisë Ledian Memushajt .

Ora 19:50
Lojtarët e Shqipërisë zbresin në fushë, turqit i presin me fërshëllima

Ndryshe nga çfarë pritej, lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit janë pritur me fërshëllima në stadiumin Şükrü Saracoğlu nga tifozët turq. Sapo kanë shkelur barin e gjelbërt për të kryer nxehmjen para ndeshjes, kuqezinjtë janë pritur me fërshëllima nga ata turq, e cila në fakt nuk pritej.

Po ashtu përpara kësaj ngjarje, tifozët turq i janë kundërpërgjigjur disa herë me fërshëllima tifozëve shqiptarë të pakët në numër të cilët brohorasin për kombëtaren e tyre. 

Ora 19:26
Prag ndeshja në Stamboll, Shqiptarja.com sjell pamje nga atmosfera brenda stadiumit

Shqiptarja.com sjell pamjet brenda stadiumit Şükrü Saracoğlu të Fenerbahces, aty ku do të luhet ndeshja Turqi- Shqipëri. Stadiumi ende në mbushje, por shqiptarët janë të parët të cilët kanë vërshuar për të zënë vendet e tyre në 5% të cilin i ka caktuar FIFA.

Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar në fushë për t'u ambientuar me barin e Sukru Saracoglou ndërsa Policia turke ka marë të gjitha masat e nevojshme për ndonjë incident të mundshëm që mund të ndodhë gjatë ndeshjes, edhe pse historikisht asnjëherë nuk kanë ndodhur incidente kur ka pasur përballje mes Turqisë dhe Shqipërisë apo klubeve të dy vendeve. 

Ora 19:05
Publikohen formacionet, Shqipëri mbrojtëse, Reja heq Roshin në momentet e fundit

Ndryshe nga ajo çfarë pritej, trajneri Edy Reja do të hedhë në fushë një skuadër mbrojtëse. Në portë italiani i ka besuar Thomas Strakoshës. Në mbrojtje Shqipëria do të luajë me katër ndryshe nga herët e tjera. Veseli, Gjimshiti, Ismajli dhe Dermaku do të jenë muri përballë yjeve të Turqisë.

Në mesfushë kuqezinjtë luajnë me një tenor si Keidi Bare, një shkatërrues Klaus Gjasulën dhe Lenjani i cili më shumë do të angazhohet në krahun e majtë. Përpara tyre Ledian Memushaj do të jetë fantazisti i Rejas për këtë ndeshje ndërsa dyshja e sulmit i besohet përsëri Cikalleshit dhe Manajt. Por ajo çfarë bie në sy është se pritej që Shqipëria të luante me tre mbrojtës, dhe duke shfrytëzuar shpërthimet e Roshit nga ana e djathtë por Reja e ka ulur në stol fierakun duke vendosur që të mbrohet më shumë se sa të sulmojë.

 Turqia hedh në fushë yjet e saj, të cilët janë lojtarë shumë të rrezikshëm dhe të njohur për shqiptarët pasi luajnë me ekipe të njohur në Evropë si Hakan Calhanoglu, Merih Demiral, Cenk Tosun që luajnë me ekipe si Milan, Juventus dhe Everton. 

Ora 18:45
Meta mesazh tifozëve para ndeshjes: Tani të gjithë pranë kuqezinjve

Presidenti Ilir Meta ka lënë pas komunikatën e Komisionit të Venecias ditën e sotme duke i qëndruar asaj çfarë deklaroi ditën e djeshme "Jam i shqetësuar vetëm për kombëtaren dhe Hysajn.'' Pak para ndeshjes Meta i bën thirrje tifozëve kuqezinj të mbështesin Shqipërinë duke i uruar më të mirë kombëtares për ndeshjen në stadiumin Sukru Saracoglou në Stamboll. Në fakt herën e fundit që ishte në stadium, përballë Islandës Presidenti festoi si i çmendur golat.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

"Tani të gjithë pranë kuqezinjve, duke uruar më të mirën për sfidën e Stambollit! Oh sa mirë me ken shqiptar!" 

Ora 18:39
Shqipëria luan me fanellat e bardha, zbulohet cilët do mbajnë numrat e Hysajt dhe Mavrajt

Shqipëria do të luajë me fanellat tërësisht të bardha në këtë ndeshje, pasi Turqia si ekip vendas ka të drejtë të vendosë se cilat fanella do të mbajë për vete. Turqit kanë fanella të kuqe dhe ne të bardhat në këtë ndeshje por ajo çfarë bie në sy janë numrat të cilat dy lojtarë ia kanë ''rëmbyer'' Elseid Hysajt dhe Mërgim Mavrajt. Dy kapitenët nuk do të jenë në këtë sfidë, i pari për shkak dëmtimi dhe i dyti se nuk është grumbulluar. 

Hysen Memolla do të marrë numrin 4 të Elseid Hysajt ndërsa numrin 15 të Mërgim Mavrajt do e mbajë talenti Kristi Qose.

Ora 14:36
Turqia ndalon 'Autochthonous'-in në ndeshjen me Shqipërinë, FSHF: Vetëm daulle me vete


Federata Shqiptare e Futbollit njofton tifozët shqiptarë që kanë shkuar në Stamboll për të ndjekur ndeshjen Turqi-Shqipëri se disa objekte dhe simbole nuk do të lejohen në Stamboll, mes të cilave edhe imazhe me Autochtonus.

Deklarata e plotë e FSHF-së
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik dhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për ndeshjen Turqi-Shqipëri, se përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium. Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.

Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus.

Nuk lejohen çantat e krahut dhe të shpinës, të gjithë duhet ti lënë në hotel ose në autobusat më të cilat udhëtojnë, pasi nuk është mundësuar një pike grumbullimi për ruajtjen e tyre. Lajmërojmë tifogrupet e organizuara se nisja për në stadium do të bëhet në orën 18:00, për arsye të kontrollit të rreptë që do të ushtrohet në 3 pikat e kontrollit përpara hyrjes në stadium. Brenda stadiumit do të gjeni pika shitje për freskuese dhe ushqime të shpejta.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.

Simboli i ndaluar nga turqit 
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 12/10/2019 19:02

    STRAKOSHA BERI GABIMIN ME TE MADH TE JETES TE TIJ,,,DUHET TE LARGOHET PERFUNDIMISHT NGA KOMBETARJA...//

    Përgjigju
  • Trojan: 12/10/2019 09:30

    Ardhacaku mongol turk po ja u kënaq zemrat ardhacakëve serb e grek Duke mos lejuar AUTOCTONUS në stadium Dashuri e madhe e turqve vëllezërit e Shqiptarit siç i quajti Sali berishoviç Baca Isa edhe plaku Ismail ju tmerrojn Pedofila ardhacak turk

    Përgjigju
  • Vlonjati: 12/10/2019 06:53

    VK ndeshjes, po un urrej ca robqira qe shkruajn ne portale ndeshje mes dy VELLEZERVE. Qe robt ku ti ken ata qe i quan turqit VELLEZER, Turqit jane fatkeqsia jone kombetare.

    Përgjigju
  • presidenti: 12/10/2019 06:38

    Pavaresisht se Meta esht nje cop katundar shtrembaluq, ne na ka rene per hise ta kemi president.

    Përgjigju
  • Populli: 11/10/2019 23:08

    Z President shtrembaluc por na uli galuc

    Përgjigju
  • Liku: 11/10/2019 22:59

    Bravo kombetarja. Loja ishte e barabarte ndersa rastet me te pastra I patem ne. Ju lumshin kembet se na bete me shpresu deri ne fund. Para Shqiperia.

    Përgjigju
  • Emi: 11/10/2019 22:47

    Si futbolli edhe tjerate.

    Përgjigju
  • Cimi: 11/10/2019 19:03

    Pse ore kaq e rendesishme eshte, lufte po behet! Nuk mbulohet shurra me vaj o Ilir, luani i venecjas.

    Përgjigju
  • Tifozi: 11/10/2019 09:20

    Forca, çuna. Ata Jane me lart, por ju jepni maksimumin si perhere. Para Shqiperia.

    Përgjigju
    • E ke gabim: 11/10/2019 11:46

      E ke gabim plako. Nqse man mend neshjen e par Turqia nuk ishte gjekundi. Kishim rastin ta degjeneronim por si gjithnji nuk kemi golxhi.

  • Fredi: 11/10/2019 09:12

    Hakmarrje për ç far? Ore të paktën 5 gola do han

    Përgjigju
  • Altini: 11/10/2019 08:31

    URIME DHE ME FITORE POR PSE QEVERIA ANTISHQIPTARE NUK JEP BONUS PER FITORE TE KOMBETARES CFARE RILINDJE ESHTE KJO ORE SE LATE NAM. E mbani mend ne kohen e Nanos jepti 100 deri 500 000 € BRAVOOOOOOO

    Përgjigju
    • Daku: 11/10/2019 19:46

      Ore keta nuk kane lek te pagujn rrogat e administrates e lere me tflasim per bonuse kombetares...per kohen e nanos thone na ishte njehere tani

    • Yuri: 11/10/2019 14:23

      Po mbase ngaqe ne kohe nanos nuk fitonim ndonjeher

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini