Një dhuratë e veçantë, kjo e Devid për të fejuarën e tij, Raffaella. Çifti ka festuar përvjetorin e 4-të të lidhjes së tyre, ndërsa Devid i ka bërë dhuratën që çdo femër do e donte. Një kompozim rekord lulesh, për t’i bërë përshtypje të dashurës së tij.
Trëndafilat vinin nga Holanda dhe çifti jetonte në Itali.Në një shportë gjigante druri, 6 metra e gjatë me rrota, u vendosën 1250 trëndafila të kuq, një për çdo ditë, që çifti ka jetuar bashkë.
Dhurata nuk është e lirë, pasi kap vlerën e 3 mijë euro. Raffaella u mahnit kur pa buqetën e trëndafilave në shtëpinë e saj.
Buqeta e trëndafilave
Komento