Pasioni për lulet e shndërroi në Zonjën e trëndafilave (VIDEO)

Mund ta imagjinonim në një vitrinë të bukur, ku lulet duket se marrin jetë por aty në vend të saj, është një karrige e improvizuar në një barrierë betoni. Kjo është Valbona Bodlli, zonja 50-vjeçare që udhëton çdo ditë nga Shijaku drejt Tiranës pasi pasionin për gjënë më të bukur dhe delikate të kësaj bote, lulet, prej vitesh e ka shndërruar në motivin e një pune të përditshme.

Report Tv, sjell historinë e zonjës së trëndafilave në zonën e Bllokut në Tiranë e cila e mësuar që në vegjëli me kujdesin për këtë lloj mrekullie të veçantë të natyrës, pasionin e saj të madh sot e ka shndërruar një një kopsht gjigant trëndafilash e lulesh ku aromat, qetësia dhe eleganca e natyrës bëhen bashkë për të krijuar një emër  të vetëm “Të bukurën”.

 “Pjesën përpara shtëpisë e kemi me të gjitha llojet e luleve, edhe emrat nuk ia di disave . Po më shumë kam trëndafila, domethënë kryesorë janë ato,  kam karafilat, borzilokun, mëllagat flas për lulet shqiptare nga llojet e luleve tradicionale të vjetra që kemi pas edhe kujdesemi aq shumë sepse jemi të dashuruar me lulet.  Gjithmonë nuk e kemi mbajtur kurrë shtëpinë pa lule, gjithmonë me ato vazot e thjeshta”, tha Valbona Bodlli.

Ideja për të krijuar një kopsht të madh shumëngjyrësh ku ato që mbizotërojnë janë trëndafilat e kuq, Valbona rrëfen se ishte fillimisht e bashkëshortit të saj. Ndër vite duket se e më këtë pasion të cilin ajo e konsideron të pazëvendësueshëm e ka shnëdrruar në një kulturë të familjes ku nuk  mungon dhe vetë kujdesi i vetë fëmijëve të saj. 

“Me lulet kemi 30 vite që merremi, fillimisht ka punuar burri në Itali 15 vite dhe ai u  bë sebepi që i solli lulet në shtëpi sepse i donte shumë lulet edhe bashkëshorti. Kam 4 dylym tokë vetëm me trëndafila, të gjitha ngjyrat e trëndafilave janë aty. Edhe i kultivojmë vetë dhe kujdesemi vetë me gjithë kalamajtë edhe atyre ia kemi fut në gjak pasionin për trëndafilat. Edhe tani po të shkosh t’i shikosh në mëngjes do jene duke i lagur, duke u pastruar gjethet duke u kujdesur për lulet”, tha Valbona Bodlli.

Veç kësaj edhe ambientet e oborrit të shtëpisë të ofrojnë aromë lulesh e janë shndërruar në një hapësirë të  bollshme me lule shumëngjyrëshe, që nga klasikët trëndafilin, Gabanën , e deri tek ato më të panjohurat 

“Trëndafili mbetet mbret i luleve. Unë kam edhe lule të tjera, plot lule të tjera por trëndafilat, nuk e zë dot askush.  Po ato që i duan lulet edhe në kohën e pandemisë na kanë ardhur në shtëpi, pasi nuk rrinë dot pa lulet.  Lulet duan kujdes, edhe mbjellja në këtë sezon kërkon shumë kujdes sepse duan ujë", Valbona Bodlli.

Teksa jep disa këshilla për  mirëmbajtjen e luleve gjatë stinës së verës Valbona shprehet se në varësi të stinëve, për shkak të temperaturave të ndryshme kërkon çdo lule kërkon njëlloj përkujdesi specifik .

Në rrafshin historik lulet e para mbi tokë sipas studiuesve mendohet se kanë mbirë 50 milionë vite më parë  dhe që atëherë koha e ka treguar që njeriu në raport me të ka krijuar një marrëdhënie të veçantë dashurie e gati unike e  të pandarë  nga vetja. Valbona Bodlli ose ndryshe zonja e trëndafilave, është një prej tyre.

Valbona Bodlli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion