I dogji ‘Ferrarin’ e Noizyt, zbardhet dëshmia e autorit, Siar Konti: Më pagoi 6 mijë euro Cllevio Serbiano

Automjeti tip “Ferrarri” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është djegur një javë më parë me porosi të personazhit tjetër të muzikës rep, të njohur si “Clevio”.

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës, ndërsa policia thotë se shkak janë konfliktet e hershme të Noizyt me Kleviol Ahmetin, personazh i njohur në muzikën rep dhe në median sociale edhe si “Clevio”. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në rrjetet sociale dhe në klipet e tij muzikore.    

Pasi u përball me provat e gjetura nga hetuesit dhe pamjet filmike, sipas policisë, i arrestuari nga Vlora ka pranuar zjarrvënien në automjetin e Noizyt, i cili në dokumentacion, rezulton në pronësi të babait të këngëtarit, Bashkim Rajku.

Gjatë dëshmisë në policinë e Durrësit, mësohet se Siar Konti, ka deklaruar se është paguar 6 mijë euro nga këngëtari “Clevio” për djegien e automjetit të Noizyt.
 

"Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) më pagoi 6 mijë euro. Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme"


I arrestuari ka treguar se ka marrë për ndihmë një të njohurin e tij 17 vjeç nga Vlora, dhe i ka vënë flakën makinës pasi ka hedhur benzinë në pjesën e parme të saj. Automjeti ka qenë i parkuar pranë lokalit të Noizyt në zonën e Currilave në Durrës në datën 6 gusht rreth orës 05:10 kur i është vendosur flaka.

Ngjarja u evidentua si e qëllimshme që në momentet e para ndërsa hetimet e policisë evidentuan si autor Siar Kontin, i cili ishte fiskuar edhe nga kamerat e sigurisë. Përplasja me Clevion, përveç mesazheve drejtuar njëri tjetrit në klipet muzikore dhe rrjetet sociale u bë shkak për padi në polici nga Noizy dhe babit i tij.

Për shkak të kallëzimit, në prill të këtij viti Kleviol Ahmeti u ndalua në Rinas por më pas u la i lirë dhe mësohet se është larguar jashtë vendit. Bizneset dhe pronat e këngëtarit Rigels Rajku në Durrës janë sulmuar disa herë me zjarr.

Në qershor policia arrestoi 26-vjeçarin Eraldo Musteqja për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Noizyt. Reperi tregoi një foto me autorin, i cili është i afërm i tij dhe sqaroi se ky veprim është kryer nga Eraldo pasi ai fundit beson se muzika dhe lokalet e natës janë haram.

 

 

VIDEO-Momenti i arrestimit
 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
FOTO/ Kush është i riu vlonjat që dogji ‘Ferrarin’ e Noizy-t

1691941538_64001691920997xkronik953.jpg

Makina luksoze “Ferrari” e reperit të njohur Noizy është djegur është djegur pak ditë më parë në Durrës. Makina kishte një vlerë prej 300 mijë eurosh.

Ndërkohë, një qytetar nga Vlora i identifikuar si Siar Konti është personi që dogji makinën “Ferrari” të Noizy-t.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Ora 14:41
Pagoi Siar Kontin për t’i djegur ‘Ferrarin’ Noizyt, reagon Kleviol Ahmetaj: Më preu në besë mbreti me shapka

1691929480_noizy.jpg

Një reagim i papritur ka ardhur nga Kleviol Ahmetaj, i cili dyshohet se fshihet pas djegies së ‘Ferrarit’ të Noizy-t.

Pas dëshmisë së autorit Siar Konti, i cili pranoi në polici se ishte paguar nga reperi, për t’i vënë flakën makinës luksoze, Kleviol Ahmetaj ka publikuar lajmin që po qarkullon nëpër media ku thuhet se një vlonjat ishte paguar 2000 euro nga Cllevio  për të djegur makinën “Ferrari” 300 mijë euro Noizy-t.

Bashkëngjitur lajmeve, reperi ka shkruar edhe fragmentin e një kënge, e cila njihet si një dedikim kundër Noizy-t.

“Kakama të Vlorës përgjohemi nga SHIK-u. Gango me dosje disfata pata, m;preu në besë mbreti me shapka”, ka shkruar Cllevio.

 

S.G/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kastriot: 13/08/2023 13:57

    Kevioli ska buk per te ngren e le te paguaj njeri 6mi euro per zjarrvenie kjo esht mhb palacosh or tejjj

    Përgjigju
  • Erjol hasa: 13/08/2023 13:37

    Cou enver cou

    Përgjigju
  • Loran: 13/08/2023 12:02

    Po ik o mashtrus gjete njeri ti vesh gishtin o rob koti sa per ferrarin mir ja kan ber kti ornago tangos

    Përgjigju
    • Lexhenda: 13/08/2023 13:16

      Po pse komenton kot o idiot? Si ja paskan bere mire? Ai nuk eshte njeri?

    • Dash Labi: 13/08/2023 13:12

      Ky Klevioli ti vej tritol atij fierakut qe i ka punuar motren po ja mbajti

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja