TIRANE- I ka djegur makinën në ditën e Shën Valentinit por nuk është ndalur me kaq. Dy ditë më parë e ka kërcënuar se do e djegë dhe atë si makinën.

Është kjo historia rozë e kthyer në kërcënime për jetën midis Dorina R dhe Adriatik Sh.

Policia ka patur arsye për të marrë seriozisht denoncimin e Adriatik Sh.. Ish e dashura e tij, Dorina R., ka qenë arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje apo për kanosje me jetë të ish bashkëshortit për kujdestarinë e vajzës.

Dorina është lënë e lirë vetëm pak javë më parë, dhe pse ajo u arrestua në Rinas për Shevroletin që i dogji Adriatikut, pranë Komisariatit Numër 2, në shkurt. Fillimisht u fol se shkak ishte mungesa e vëmendjes dhe e dhuratave nga I dashuri për Shën Valentinin por hetimet mbeten ende të hapura.

E lënë e lirë nga prokuroria për shkatërrimin e makinës, sipas policisë Dorina nuk ka ndenjur e qetë.

Pasditen e të martës në një lokal te kompleksi i pishinave pranë Liqenit Artificial sipas kallëzimit në polici e ka kanosur me fjalet për jetën “se si te dogja makinen do te djeg dhe ty”.

Burimet thanë se 30-vjeçarja ishte shpallur në kërkim policor për t’u marrë në pyetje rreth pretendimit të kallëzuesit.

(sg/shqiptarja.com)