I drejtoi pyetje Ramës për Tahirin
vajza nënkryetare e FRPD/EMRI

I drejtoi pyetje Ramës për Tahirin<br />vajza nënkryetare e FRPD/EMRI<br /><br>
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Samitin për Ballkanin Perëndimor organizuar nga “Miqtë e Europës” i është përgjigjur edhe pyetjes së një studenteje shqiptare.

Studentja në fjalë Ina Haxhia, e pyeti Ramën për çështjen “Tahiri” dhe shtetin e së drejtës.

Por kush është Ina Haxhia?

Vajza që pyeti Ramën sot për një çështjet më të nxehta të aktualitetit politik, nuk është e panjohur. Ajo është një nga funksionaret më të larta të FRPD-së. Ajo është nënkryetare e këtij forumi dhe në shtator të këtij viti ka qenë në krah të Lulzim Bashës gjatë ceremonisë që organizoi PD për Azem Hajdarin, në 19-vjetorin e vrasjes së tij.  
ina haxhiaj
(Ina Haxhiaj, në sfond Lulzim Basha gjatë homazheve për Azem Hajdarin)

Gjithashtu ajo është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, por gjatë takimit në Bruksel, Ina Haxhia u prezantua thjesht si një përfaqësuese e Shqipërisë.

Pyetja e studentes Ina Haxhia për Ramën ditën e sotme: “Përshëndetje të gjithëve, jam Ina Haxhia dhe  përfaqësoj Shqipërinë sot këtu. Unë në fakt prisja me padurim kryeministrin tim që të për çështje shtetin e së drejtës, institucione të forta, por do të doja të thoja që institucionet e forta përbëhen nga njerëz të fortë, nga burra të fortë. Pra si mund të presim që këto çështje të trajtohen, kur nga ana tjetë kemi rastin Tahiri, për të cilin nuk është bërë asgjë. Pra nuk është vazhduar as me hetim e Prokurorisë. Pra çfarë mendoni për këtë? Çfarë do të bëjmë për këtë? Sepse duhet ta fillojmë nga diku. Për do të ne ishte një shembull që edhe politikanët nuk janë kaq të imunizuar. Faleminderit!”

Nuk dihet se si është historia e këtij momenti që nënkryetarja e FRPD-së në Shqipëri prezantohet si një studente anonime dhe pyet kryeministrin e vendit për një nga çështjet më të nxehta në politikën shqiptare./marrë nga newsbomb/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital