Shumë i ndryshëm nga sa është sot, historia 1752 vjeçare e Babagjyshit që shumë pak e dinë

Shumë i ndryshëm nga sa është sot, historia 1752 vjeçare e Babagjyshit që shumë pak e dinë

Babagjyshi është 1752 vjeç, por nuk duket. Me kalimin e viteve, ai ka ndryshuar dhe sot është një gjysh me veshje të kuqe, mjekër të bardhë, një figurë aq e dashur për këdo në festat e fundvitit.  Duke u kthyer pas në kohë, babagjyshi i sotëm nuk i ngjan aspak këtij të sotmit.

Babagjyshi i vërtetë quhet Shën Nikolla, një shenjtor i lindur në Mira, në Turqinë e sotme, 270 vjet pas lindjes së Krishtit dhe i njohur për marrëdhënien e tij të afërt më fëmijën. Madje, sipas legjendës, ai ringjalli 3 fëmijë. Për më tepër, thuhet se ai ka shpëtuar dhe tre vajza të vogla nga prostitucioni dhe i dhuroi lodra floriri. Kështu, babagjyshi fitoi reputacionin e një shoku fëmijërie dhe të një njeriu që bën dhurata.

Në Evropën Veriore, pas konvertimit në krishterim, figura e tij shkrihet me atë të perëndisë gjermane Odin, i cili në ditët e solsticit të dimrit, që korrespondon me periudhën tonë të Krishtlindjeve, shkon rrotull duke fluturuar për t'u sjellë dhurata fëmijëve. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kjo traditë mbërrin në Shtetet e Bashkuara dhe Holandë. Dhe kështu Santa Claus lindi nga bashkimi i gjermanit Sankt Nikolaus dhe holandezit Sint Niklaas.

Deri në fillim të shekullit të njëzetë kostumi i tij është i gjelbër, mjekra e errët dhe përmasat nuk kanë qenë kaq të mëdha sa janë sot. Mirëpo, me kalimin e kohës Babagjyshi është edhe simboli modern i konsumit të shoqërisë, pasi nxit blerjen e dhuratave dhe ndikon në lëvizjen e tregut.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta