Një drejtues mjeti është arrestuar në Tiranë, pasi ka shkaktuar një aksident. Ai është i nënshtruar testit të alkoolit dhe policia njofton se ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të droguar.
Siç. Shihet edhe nga video, makina ka përfunduar në murin e dy bizneseve duke shkaktuar dëme.
“Drejtuesi i automjetit me iniciale A.L, është përfshirë në përplasje duke dëmtuar dy biznese duke i shkaktuar dëme materiale.
Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T3A AMP”, njofton policia.
Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.