I druhet hetimit të SPAK për çështjen CEZ-DIA? Përgjigjet Berisha: I këshilloj të falsifikojnë dosjen, por do të dështojnë

 

Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së Taulant Ballës ndaj SPAK që të hetojnë ish kryeministrin për skandalin e dosjes CEZ-DIA.

Berisha tha se do të dështojnë në mënyrë ekzemplare nëse nisin hetimet ndaj tij ndërsa shton se kur SPAK të përdoret si skrap i partisë, janë të detyruar të mbeten në gjumë. Në fjalën e tij, ish kryeministri shtoi "i këshilloj ta manipulojnë, ta dërgojnë se nuk ka problem".

"Sa i përket çështjes, jo 1 po 120 çështje të dërgojnë dhe siç kanë dështuar do të dështojnë në mënyrë ekzemplare. CEZ është afera më gjigante e korrupsionit në Shqipëri. Shqipëria kishte një arbitrazh me kompaninë CEZ dhe ky arbitrazh kërkoi vlerësimet me kompaninë ndërkombëtare dhe faktuan se CEZ i detyrohej shtetit shqiptar 630 milionë euro me fatura të vërtetuara dhe i detyrohej 3.2 miliard euro me dëmet e krijuara. Arbitri ndërkombëtar ishte shpresë plotë se Shqipëria fiton gjyqin.

Çfarë ndodhi? Ndodhi Edi Rama, firmosi marrëveshje së bashku me Damian Gjiknurin me CEZ. Pranuan të gjitha kushtet, shmangën Arbitrazhin, dënuan Shqipërinë në një humbje të tmerrshme. Kur SPAK përdoret si skrap i partisë janë të destinuara të mbeten në gjumë, kështu që çdo lloj dosje që disponohet, bile i këshilloj të përpiqen të falsifikojnë dhe ta manipulojnë, le ta dërgojnë se nuk ka asnjë lloj problemi", tha Berisha.

Kujtojmë se SPAK ka rihapur një nga dosjet e njohura si vjedhja më e madhe e buxhetit të shtetit, ndryshe dosja CEZ-DIA. ReportTv mëson se dy prokurorët, drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori Altin Dumani, po ndjekin këtë hetim, ndërsa pak ditë më parë kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn.


Lajmi kryesor:

Zgjedhja e kreut të shtetit, habit Berisha: Rama kërkon të bëhet vetë President kur të jetë në rrezik, ja emri më i përfolur! Të anulohen bordet për çmimet, diktaturë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë