Zgjedhja e kreut të shtetit, habit Berisha: Rama kërkon të bëhet vetë President kur të jetë në rrezik, ja emri më i përfolur! Të anulohen bordet për çmimet, diktaturë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka habitur në konferencën e tij me gazetarët sot kur tha se qëllimi i Ramës në procesin e zgjedhjes së Presidentit është që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për tu larguar kur Rama të dojë të bëhet vetë President. Berisha tha sot se bordet e krijuara për përcaktimin e çmimeve në këtë kohë krize duhet të anulohen sa më parë. Berisha tha se emri më i përfolur është ai i Vali Bizhgës, shefja e Kabinetit të Kryeministrit.  

“Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve. Qeveria ka të gjitha mundësitë dhe mënyrat kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Por qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i vërtetë i rritjes së çmimeve që kërcënon jetën e përditshme të familjeve shqiptare. Bordet veçse sa përligjin spekulimin dhe krijojnë mundësi të reja për spekulim. Përveç ERRE që është institucion konstant në çdo vend dhe në çdo kohë por anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave të cilat janë të thjeshta”, tha Berisha.

Në konferencën e tij me gazetarët nga selia blu, teksa fliste për procesin e zgjedhjes së Presidentit tha se qëllimi i Ramës është që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për tu larguar kur vetë kryeministri të dojë të bëhet President.

Po për këtë çështje u shpreh se nuk do e bojkotojnë procesin, por do të jenë në parlament për të votuar kundër kandidatit të propozuar nga PS.

Ndër të tjera, Berisha foli edhe për çështjen CEZ-DIA dhe kërkesën e Taulant Ballës që SPAK të nisë hetimet ndaj ish kryeministrit duke thënë se do të dështojnë. Berisha duket se i këshilloi të bëjnë edhe manipulime në dosje, por me bindje thotë se nuk ka asnjë problem për të.

Berisha ripërsëriti edhe akuzën ndaj ambasadore amerikane, Yuri Kim, për të cilën thotë se po ndërhyn në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike. Berisha këtë herë e tha me emër duke iu referuar ambasadores si guvernatore.

Në seancën plenare të ditës së djeshme pati diskutime për negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kryeministri Edi Rama tha se do të bëjë gjithçka që të ketë negociata serioze për Presidentin, por sigurisht nuk harroi të kujtonte se votat i ka.

Megjithatë u shpreh i gatshëm për të pranuar cdo propozim nga opozita, por jo nëse del nga goja e Berishës.

Nga ana tjetër, ish kryeministri e cilëson farsë procesin e zgjedhjes së presidentit, për të cilin thotë se është jashtë çdo standardi dhe mafioz, ndaj nuk do të propozojnë asnjë kandidat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Berisha: Nuk do e bojkotojmë procesin e zgjedhjes së presidentit, do jemi në parlament për të votuar kundër

 

Ish kryeministri Sali Berisha foli për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë se nuk do e bojkotojnë procesin, por do të jenë në parlament për të votuar kundër kandidatit të propozuar nga PS.

"Nuk bëhet fjalë që do të bojkotojmë procesin. Ne do të jemi në parlament. Ka idera që u shprehën dje se mund të paraqesim një kandidat tonin. Nuk më duket racionale për faktin se kur nuk ke votat, nuk e di çfarë figure bën, por do të jemi aty për të votuar kundër kandidatit. Pyetja e dytë, e vërteta është se ka disa kritikë për ato ndryshime.

Nuk do isha dakord që mosdakordësia për zgjedhjen e presidentit të çojë vendin në zgjedhje. Ne jemi republikë parlamentare dhe zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet përveç krizave duhet të zhvillohen çdo 4 vjet", tha Berisha.

Ditën e djeshme, Rama tha nga foltorja e Kuvendit se nëse mazhoranca do kishte një kandidat për President që do i bindte plotësisht, do e kishin bërë publik pa pyetur opozitën, por i kërkoi të japin kontributin e tyre 'nëse duan'.

Ndërsa Berisha i ktheu përgjigje duke e quajtur procesin për përzgjedhjen presidentit të ri, jashtë çdo standardi dhe mafioz, ndërsa theksoi se nuk do të propozohet asnjë kandidat. 

Ora 12:54
Berisha: Guvernatorja Kim po ndërhyn në procesin gjyqësor për Statutin e PD

 

Berisha ripërsëriti sot akuzën ndaj ambasadore amerikane, Yuri Kim se po ndërhyn në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike. Berisha këtë herë e tha me emër duke iu referuar ambasadores si guvernatorë.

 “Askush nuk mund ti diktojë kësaj opozite akuzat që duhet të bëjë dhe sduhet të bëjë. Pashë aty shqetësim edhe për akuzat. Ti harrojë kush përpjekjet që mund të diktojë. Unë publikisht sot para mediave shpreh keqardhjen, por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar unë iu informova, thashë se kam informacion për dy burime. Së fundmi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor i cili në mënyrë absolute nuk ka bazë ligjore”, u shpreh Berisha.

Ora 12:40
Shtyu Alibeajn në foltoren e Kuvendit, Berisha: Po bënte lojën e padronit të tij Rama, s’donin të më linin të flisja

 

Për ish-kryeministrin Sali Berisha Alibeaj ishte ai që e pengoi dje Berishën të fliste në foltore me urdhër të Edi Ramës, që sipas Berishës është padroni i kreut të grupit parlamentar të PD.

“Nxorën më vrap veglën e tyre, një akti të turpshëm që quhet opozitar, të bllokojë foltoren që unë të mos flas. Kush ndërhyri? Ju e patë. Ndërhyri Taulant Beko. Rregullorja është e qartë që fjala I takon atij që kërkon replikë. Pra Sali Berishës.  Por për të mbrojtur padronin e tij, Edi Ramën, duhet ta merrte ai fjalën. Taulant Balla shkoi deri aty sa kërkoi 5 minuta pushim. Kjo nuk ishte hera e parë”, tha Berisha.

 

 

Ora 12:29
I druhet hetimit të SPAK për çështjen CEZ-DIA? Përgjigjet Berisha: I këshilloj të falsifikojnë dosjen, por do të dështojnë

 

Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së Taulant Ballës ndaj SPAK që të hetojnë ish kryeministrin për skandalin e dosjes CEZ-DIA.

Berisha tha se do të dështojnë në mënyrë ekzemplare nëse nisin hetimet ndaj tij ndërsa shton se kur SPAK të përdoret si skrap i partisë, janë të detyruar të mbeten në gjumë. Në fjalën e tij, ish kryeministri shtoi "i këshilloj ta manipulojnë, ta dërgojnë se nuk ka problem".

"Sa i përket çështjes, jo 1 po 120 çështje të dërgojnë dhe siç kanë dështuar do të dështojnë në mënyrë ekzemplare. CEZ është afera më gjigante e korrupsionit në Shqipëri. Shqipëria kishte një arbitrazh me kompaninë CEZ dhe ky arbitrazh kërkoi vlerësimet me kompaninë ndërkombëtare dhe faktuan se CEZ i detyrohej shtetit shqiptar 630 milionë euro me fatura të vërtetuara dhe i detyrohej 3.2 miliard euro me dëmet e krijuara. Arbitri ndërkombëtar ishte shpresë plotë se Shqipëria fiton gjyqin.

Çfarë ndodhi? Ndodhi Edi Rama, firmosi marrëveshje së bashku me Damian Gjiknurin me CEZ. Pranuan të gjitha kushtet, shmangën Arbitrazhin, dënuan Shqipërinë në një humbje të tmerrshme. Kur SPAK përdoret si skrap i partisë janë të destinuara të mbeten në gjumë, kështu që çdo lloj dosje që disponohet, bile i këshilloj të përpiqen të falsifikojnë dhe ta manipulojnë, le ta dërgojnë se nuk ka asnjë lloj problemi", tha Berisha.

Kujtojmë se SPAK ka rihapur një nga dosjet e njohura si vjedhja më e madhe e buxhetit të shtetit, ndryshe dosja CEZ-DIA. ReportTv mëson se dy prokurorët, drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori Altin Dumani, po ndjekin këtë hetim, ndërsa pak ditë më parë kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn.

Ora 12:20
Berisha zbulon ‘planin’ e Ramës: Kërkon të bëhet vetë President kur të jetë në rrezik, ja 'skema'

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka habitur në konferencën e tij me gazetarët sot kur tha se qëllimi i Ramës në procesin e zgjedhjes së Presidentit është që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për tu larguar kur Rama të dojë të bëhet vetë President.

“E dini ju cili është emri më i përfolur, a keni dëgjuar ndonjë emër? Jua them unë. Sipas statistikave të Ramës 2/3 e ‘sekreteve’ i kanë kaluar Vali Bizhgës. Prandaj them unë zgjedhje si ‘Casa Nostra’. Presim tani kur të vijnë zarfet e shoqërisë civile. Dua jua them javës tjetër emrin. E solla këtë moment për të theksuar se sa qesharak e bëri Edi Rama një proces kushtetues. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të javë dorëheqjen që pastaj të bëhet Edi Rama. I them se kjo nuk do të bëhet kurrë, mendon vetëm për vete që të gjejë shpëtim”, tha Berisha.

 

Ora 12:15
Berisha: Bitcoini kontrollohet nga klanet më të larta qeveritare, gllabëron energji nga jugu në veri

 

Sali Berisha i ka cilësuar "ilaç toksik" bordet e ngritura nga qeveria për përcaktimin e çmimeve të shportës dhe karburanteve. Berisha thotë se qytetarët po e marrin bukën 40% më shtrenjtë ndërsa ngre shqetësimin edhe për çmimin e energjisë. 

Në konferencën për mediat nga selia e PD, ish kryeministri thotë se po goditen familjet dhe bizneset e vogla ndërsa përmend "Bitcoin" që sipas tij kontrollohet nga qeveria.

"Për rritjen e çmimit të produkteve të shportës, kjo praktikë është ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë tregun dhe rregullat e tij. Mund t'ju rikujtoj se rritja me 15 fish e cmimit të bukës në vitin 1992 për shkak të liberalizimit të tregut nuk krijoi asnjë problem sepse u kompensua në çdo qindarkë dhe për çdo banor nga qeveria. Ne kemi një praktikë, kaluam nga cmimet e kontrolluara në çmimet e tregut të lirë.

Mallrat e shportës u kompensuan tërësisht dhe ajo që ishte më e dhimbshmja e reformave, terapia e shokut, u kapërcye pa një problematikë sociale të ndjeshme kurse qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për spekulim të mëtejshëm për pasurim të klientelës së saj dhe ndarje profitesh në këtë klientelë. Sot qytetarët po marrin bukën deri në 40% nën peshë, pra rreth 40% më shtrenjtë se çmimi i shpallur.

Sot produktet e tjera ushqimore kanë arritur shifra të papërballueshme dhe qeveria ka zgjedhur si ilaç toksik që janë Bordet. Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë me rritjen e çmimeve. Tre ditë më parë deklaruan në mënyrën më absurde se për ata që shpenzojnë mbi 700 kWh do të shumëfishojnë çmimin e energjisë.

Kë godasin në këtë mënyrë? Godasin dhjetëra mijëra familje e biznese të vogla.

Bitcoini i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajtur sepse gjerësisht flitet se kontrollin e Bitcoinit e kanë marrë klanet më të larta qeveritare", tha Berisha.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Top chsnnel: 23/04/2022 08:19

    NUK PASKA TURP KY FELLIQESIRA ,BIRISHA..KY JASHT- QITJE ,,,,AMERIKA E KA BERE NON-GRATA,,KY QEN I THOTE AMERIKES TE MOS NDERHYJE,,,,AMERIKA PO MBAN GJITHE BOTEN NE SUPE MOR MASKARA, ,VAFSH NE BURG SA ME SHPEJT,,DHE NE XHEHENEM PAS BURGUT...,,

    Përgjigju
  • Iris: 23/04/2022 01:15

    Per nje gje ka te drejte,se deri tani nuk ka pasur asnje guxim qe t'a hetoje apo t'a marrin si te pandehur.Po deri kur?

    Përgjigju
  • xxx: 22/04/2022 15:49

    Ik o sali gallata ti u zgjodhe president per here te dyte kur kerciste automatiku ne gjithe shqiperine mbasi vodhet firmat piramidale

    Përgjigju
  • Toni: 22/04/2022 13:30

    O Birishe, s'hoqe dorë nga gënjeshtrat. Tani kërkon të na mbushesh mendjen që ne Shqiperi prodhohen bitcoin. Janë mushkonja o Sale

    Përgjigju
  • Mjeku: 22/04/2022 13:07

    Oo sale po ik o pusho i qet aty nvarr mos u merr me me kto pun se sa dem i ke ber ti shqipris si ka ber njeri vendit vet.Sali korrupsioni dhe krimineli do mbahesh mend jo per gje tjeter

    Përgjigju
  • redi 10: 22/04/2022 12:51

    ti e ke kshu axhende te perditshme o berishe... srri dot nje dite pa fol dhe pa llapaqit lart e poshte kot se koti

    Përgjigju
  • Ferit: 22/04/2022 12:50

    Jo po te te bejne ty president o Sali qe e ke shkateru kete popull

    Përgjigju
  • Veri: 22/04/2022 12:45

    Vetem ke vjedhur sa ke qen ne pushtet ore i poshter

    Përgjigju
  • Blerim: 22/04/2022 12:44

    Po ti more non grada i ke sjell ktij vendi shkaterrim dhe ke akoma goj e flet

    Përgjigju
  • Xhensikaa: 22/04/2022 12:43

    Mir e tha Rama dje:”Saliu eshte i vdekur!” Dhe nje te vdekur ne vetem e kemi rreth e qark vetes dhe se degjojme … Si mund te merreni akoma me nje te vdekur!!!

    Përgjigju
  • dulja: 22/04/2022 12:42

    iko se ke 30 vjete qe je qepure keti populli si ai mbas kepuces

    Përgjigju
  • Arditi: 22/04/2022 12:42

    O sali akoma nuk u ngope me genjeshtra

    Përgjigju
  • Qazim: 22/04/2022 12:39

    Saliu pervecse korrupsion dhe krime nuk i ka sjell ndonje gje tjeter vendit tone.Ka mare fund si njeri perderisa eshte gjall dhe e quajne te vdekur.Ai duhet te heqe dor nga politika.

    Përgjigju
  • Olti: 22/04/2022 12:39

    Diktature ishte ne kohen tende o non grada qe nuk le vend pa shkatrru dhe i fute njerezit ne borxhe

    Përgjigju
  • Leda: 22/04/2022 12:38

    Aman mor hiqeni kte mortjen qe ka harru me vdek

    Përgjigju
  • dreni: 22/04/2022 12:29

    Degjoni o shpellare se cfar thote Sali NON GRATA...

    Përgjigju
    • dreni 2: 22/04/2022 13:14

      jo shpellar dren joooo i si ben qejfin po popull bq bythlepires neardetal djallezor vellavrases i pakulture i pabese (merr gjak nga gardhi dhe ja fut vrapit ne shpelle) drogaxhi drogashites vellai i perparuar i majmunit. po une cfare jam qe shkruaj. fatkeqesisht i lindur ne shqiperine e mallkuar

  • Qypi: 22/04/2022 12:11

    Ik ore maskara se te kishe qene ti do i rripje shqiptaret ashtu sic bere me Firmat Piramidale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU