I dënuar për kultivim kanabisi në 2016, arrestohet në Kurbin anëtari i grupit kriminal

I dënuar për kultivim kanabisi në 2016, arrestohet në Kurbin anëtari i grupit kriminal

KURBIN- Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi ka rënë në prangat e policisë në Kurbin. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin me 3 emra, Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi.

Baboçi ishte pjesë e një grupi kriminal prej 11 personash, grup i cili u godit në vitin 2016 pasi kishin kultivuar kanabis në një magazinë në Laç.

42-vjeçari ishte dënuar me 5 vite burg dhe i ka mbetur edhe 1 vit e 4 muaj burg për të shlyer.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, që kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kapën në Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin