Arrestohet një 17-vjeçar i dyshuar si autor i 4 vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Tiranës. Në flagrancë është arrestuar K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky person është autor i 4 vjedhjeve, konkretisht: Më datë 05.01.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në supermarketin e J. Gj.; Më datë 04.01.2021 ka vjedhur produkte të ndryshme në supermarketin në pronësi të shtetasit B. H. dhe në marketin në pronësi të L. Gj.; Më datë 30.12.2020 ka vjedhur 10 aparat celular dhe 2 iPad në dyqanin e M. N.
“Në pranga edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. S. iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve, konkretisht: Më datë 05.01.2021 ka vjedhur një sasi parash dhe produkte të ndryshme në supermarketin e shtetasit J. Gj.; Më datë 04.01.2021 ka vjedhur produkte të ndryshme në supermarketin në pronësi të shtetasit B. H. dhe në marketin në pronësi të shtetasit L. Gj.; Më datë 30.12.2020 ka vjedhur 10 aparat celular dhe 2 iPad në dyqanin e shtetasit M. N", thotë policia.