TIRANE- Video kompromentuese mësohet se i janë gjetur në telefonin celular, kosovarit Mentor Zejnullahu, i cili u kap në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas dy ditë më parë në tentativë për t’u nisur në drejtim të Sirisë. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, fillimisht mbi kosovarin kanë rënë dyshimet në momentin kur ai është treguar konfuz kur është pyetur për motivet e udhëtimit.

Pasi ka dhënë deklarata të ndryshme, kontrollorët në Rinas kanë njoftuar policinë e cila e ka vënë në pranga. Ndërkaq dosja është marrë dhe po hetohet nga ana e ekspertëve të antiterrorit të Policisë së Tiranës.