VLORË - Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024.

 41-vjeçari nga Vlora, u kap në një hotel në Orikum nga Forcat Operacionale, në një operacion të drejtuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Flodian Plakut i janë gjetur me vete 2 armë zjarri, të cilat janë sekuestruar.

Po ashtu, mesohet se gjatë operacionit janë ndaluar 6 të tjerë, si dhe është vënë në pranga edhe 44-vjeçari si Julian Aliaj. Ky i fundit është arrestuar edhe në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku. i cili po ashtu u arrestua asokohe për të njëjtin krim. Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi e Itali, dhe ishte shpallur në kërkim pas masës "arrest në burg" lëshuar ndaj tij nën akuzë si një nga tre autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja, në Larushk të Fushë-Krujës, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.

Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqarajn - alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari - 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi e u larguan me një tjetër mjet.

Më 9 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e të dyshuarve për vrasjen e Gentjan Bejtjas, 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
U prangos sot për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kush është ‘Pole Qorri’ nga Vlora, i arrestuar më parë si ‘koka’ e trafikut të drogës me Italinë

1754236439_flodianplaku.jpg

Flodian Plaku, me dy mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), i arrestuar sot pas një kohe të gjatë në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars 2024, në oborrin e banesës së tij, në Larshk të Fushë Krujës, njihet edhe me nofkën "Pole Qorri" dhe rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë.

Flodian Serjani, është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë dhe njihet si kreu i organizatës kriminale të trafikur të drogës.

Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Anëtarë të kësaj bande kriminale ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, të cilët shpërndanin drogën në komunat e Firences.

Gjithashtu, Flodian Plaku është proceduar nga OFL për pasuritë e paligjshme katër vite më parë, po në kuadrin e Ligjit Antimafia dhe dosjes italiane.