Pas goditjes fatale me një automjet në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ndaj të dyshuarit të arrestuar është lëshuar urdhër arresti.
50-vjeçarit iu caktua paraburgimi me akuza për pesë akuza për vrasje, tentativa të shumta për vrasje dhe disa akuza për lëndime të rënda trupore, tha policia në Magdeburg të dielën herët në mëngjes. I dyshuari doli para gjykatësit të shtunën në mbrëmje. Ai tani duhet të jetë në paraburgim.
Shumë njerëz në Magdeburg, kryeqytetin e landit Saksoni-Anhalt kujtuan viktimat dhe të afërmit e tyre mbrëmjen e së shtunës.
Sipas vlerësimeve të policisë, më shumë se 1000 njerëz morën pjesë vetëm në përkujtimoren para katedrales - ku u vendos një ekran i madh në të cilin u transmetua një meshë nga katedralja.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të premten e 20 dhjetorit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.
Sulmi tronditi qytetarët dhe jo vetëm duke ngritur shqetësime për sigurinë në tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani.