Prej disa ditësh një 22-vjeçare nga Skënderaj i Kosovës, e identifikuar si Arbnora Dobraj ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Mediat lokale raportuan se për gjetjen e saj u vu në lëvizje përveç policisë edhe vëllai dhe i fejuari.
Mediat maqedonase shkruajnë se Arbnore Dobraj është gjetur në Maqedoni, ndërsa është dorëzuar tek autoritetet kosovare të cilat kanë bërë dorëzimin e saj afër familjes.
Ndonëse nuk janë zbuluar ende arsyet e largimit të saj nga shtëpia, familjarët thanë se ditën e zhdukjes ajo kishte dalë për një takim pune, për të mos u kthyer më.
Komento