Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në kryeqytet. 39-vjeçari Alban Hajdini, ka rezultuar se është autor i 5 rasteve të vjedhjeve të laptopëve në biznese të ndryshme, konkretisht:
- Më datë 21.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;
- Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;
- Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Xhanfize Keko”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;
- Më datë 26.01.2022, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër tregtare;
- Më datë 27.01.2022, në Rrugën e Durrësit, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër laptopë dhe veshje që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.
39 vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Komente







