Shumë ngë këngëtarët me orgjinë shqiptare po bëjnë goxha bujë në të gjithë botën me këngët e tyre. Një prej tyre është edhe Gashi i cili edhe pse është zhvendosur prej shumë vitesh jashtë nuk e harron origjinën e tij.
Ditën e sotme ka qenë futbollisti i njohur i Liverpool, Alex Oxlade Chamberlain i cili ka publikuar një video në Instastory teksa tregon se sa i fiksuar është me këngën “Creep on me”, e lancuar nga Gashi në bashkëpunim me reperin e njohur ndërkombëtar French Montana.
Ai shihet teksa bën xhiro me makinë duke dëgjuar këtë lëngë, dhe me siguri reperi shqiptar do të jetë ndjerë mjaft krenar për këtë.