I fiku cigaren në gjoks, arrestohet i riu në Tiranë! Fton për kafe ish-të dashurën, por e rreh barbarisht deri sa ndërhyn kamarieri

I fiku cigaren në gjoks, arrestohet i riu në Tiranë! Fton për kafe ish-të dashurën, por e rreh barbarisht deri sa ndërhyn kamarieri

Foto ilustruese

Duroi disa herë dhunën fizike me shpresën se ish i dashuri do ta harronte dhe se do pajtohej me vendimin e saj për t’u ndarë. Por rrahja barbare e fundit e ka bindur të renë nga Tirana me inicialet J.K se për të nuk kishte asnjë shpresë dhe dritë jeshile në rast se nuk njoftonte policinë.

Kur policët kanë mbërritur në rrugicën ku ndodhej denoncuesja është shtangur nga hematomat e shumta në fytyrë, në krahë, këmbë e madje edhe shenjat e djegies në qafë dhe në kraharor. Burimet policore të gazetës Si treguan se menjëherë janë vënë në kërkim të burrit të dhunshëm që është një i ri me inicialet A.B, i cili mbasi u gjurmua përfundoi në gjendje arresti për akuzën e dhunës në familje.

Siç bëjnë me dije burimet e sigurta të drejtorisë vendore të policisë, e reja vendosi t’i jepte fund historisë që nisi në muajin prill 2021 mbas dhunës së papërballueshme, që ishte jo vetëm psikologjike, por edhe fizike.

Ajo e njohu partnerin në ambientin e punës dhe i ngjau se ishte personi i duhur. Nuk është menduar gjatë, por ka vendosur të bashkëjetojë dhe brenda mureve ka nisur jeta e vështirë të cilës ajo i ka dhënë fund duke i kërkuar partnerit që secili të vazhdonte rrugën e tij.

“Dhuna e tij ishte pa shkaqe dhe ishte banale, më akuzonte pa asnjë shkak dhe arsye dhe pa asnjë fakt konkret. Në kushtet e marrëdhënies së acaruar në muajin korrik i dhashë fund lidhjes”, thotë e reja në polici.

Sipas dëshmisë së vajzës pranë policisë së kryeqytetit, kur ditët kishin kaluar dhe ajo po përpiqej të merrte veten, ish i dashuri e ftoi për kafe krejt qetësisht

“isha për kafe me shoqen në një lokal dhe i tregova dhe e ftova aty. A. B mbërriti në lokal dhe më pas më kërkoi një çast të shkoja pak tek makina e tij.

U shkëputa dhe në momentin që hipa në makinë, A.B mbylli mjetin dhe filloi të më godasë me grushte në kokë, fytyrë dhe trup. Po përpiqesha të mbrohesha dhe në këtë çast m’u shkul njëri nga thonjtë që e mbushi këmishën e A. B me gjak”.

E reja kujton për këtë rast se pikërisht bërja pis e këmishës e ka inatosur akoma më tej ish të dashurin e saj.

“Që prej këtij momenti ai nuk ndalonte duke më qëlluar barbarisht dhe gjatë kësaj kohe dëgjova zërin e shoqes që nga xhami bërtiste dhe kërkonte të hapte derën e makinës”.

Gjatë këtyre përpjekjeve të mikes, vajza ka arritur të shpëtojë nga duart e të akuzuarit dhe ka nxituar të dalë jashtë. Por ky nuk ishte fundi.

Ish i dashuri ka vijuar kërcënimet në telefonin e mikes duke i përmendur se në rast njoftimi të policisë edhe ajo do kishte të njëjtin fat. Me ditët që po kalonin, ish i dashuri i vajzës ka gjetur si shkak sendet personale për të ritakuar J.K.

“Erdhi poshtë shtëpisë dhe kërkonte disa veshje që i kishte lënë aty dhe me pretendimin se nuk po i jepja rrobat më goditi derisa doli kamerieri dhe e ndaloi”, kujton kallëzuesja.

E bindur se nuk kishte më asnjë shpëtim prej tij, J. K vendos të marrë një banesë tjetër me qira, për adresën e të cilës nuk do t’i tregojë askujt.

Por ndërkohë që po bënte gati kutitë ka rënë sërish telefoni dhe pavarësisht se ka tentuar ta shmangë, ish i dashuri e priste në rrugicë.

“Më tërhoqi në një vend të errët dhe më rrahu. Fillova të qaj dhe ju përgjërova që së paku të më linte të merrja shoqen time. Ai më fiku cigaren e ndezur në gjoks duke e shtypur sa mundi dhe duke më sharë u largua”.

Policia thotë se e njoftuar nga e reja ka konstatuar në trupin e saj nxirje në pjesën e fytyrës në të dy sytë, djegie në formë sferike në qafë dhe në kraharor, të nxira në ballë, skuqje poshtë veshëve në dorën e djathtë dhe gërvishtje në krahë e në duar.

Menjëherë sapo ka gjetur adresën e dhunuesit policia nuk ka hezituar por e ka arrestuar teksa ai është justifikuar menjëherë.

A.B tha; dhuna ka qenë reciproke dhe ajo më ka goditur, herën e fundit bëmë debat për rrobat dhe në nerva e sipër i hodha cigaren e ndezur që ju fik menjëherë.

Por policia deklaron se pavarësisht kësaj dëshmie, A. B, nuk rezultoi të kishte asnjë shenjë në trup që do ta vërtetonte këtë alibi ndaj dhe e arrestoi  për dhunë të përsëritur ndaj ish të dashurës./ Gazeta "Si" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/09/2021 22:43

    Ne se palet ne marredhenie nuk kenaqen nga njeri-tjetri,jane te lire t'ia bejne te ditur secilit dhe n.q.s. nuk gjejne mirekuptim ose zgjidhje paqesore,mund t'i japin fund lidhjes ne menyre te pranueshme nga palet.Sedrat e plagosura,dyshimet me apo pa vend dhe xhelozite jane gjera qe nuk gjejne zgjidhje,as me nje shuplake,as me nje cigare te shuar ne trup,as me nje urdher mbrojtjeje,as me nje burg,pasi jane pjese e natyres e karakterit te ketyre personave,jane brumosur me to dhe kane tendence te perseriten.Rendesi ka qe viktimat e dhunes te ndergjegjesohen me heret dhe te mos presin deri ketu dhe te mos genjejne veten me iluzione se keta njerez mund te ndryshojne e permiresohen.

    Përgjigju
  • Qwert: 06/09/2021 12:24

    Eh shoqeria shqiptare sa e prapambetur eshte..

    Përgjigju
    • Alkin: 07/09/2021 18:08

      Shume e drejte . Jane tipe femrash te veçanta qe e ngaterrojne zhvillimin e jetes . Mendojne se duke treguar pjeset e veçanta te trupit dhe duke bere veprime anti shoqerore do te arrijne qellimet dashakeqe qe kane ushqyer veten . Vertet femra eshte e shenjte dhe duhet te mirembahet nga mashkulli , por vertet kur e meriton qe eshte femer me kultur ,karakter dhe ndershmeri etj etj . Jemi ne shqiperi dhe nuk eshte e lehte ta pertype mashkulli shqiptar zhvillim per se mbrapthi te nje femre .

    • : 06/09/2021 19:25

      Shoqeria shqiptare sot nuk eshte e prapambetur , por vajzat shqiptare sot kan marr kot, model jete kan “vipet e bllokut ” .Liri quajne te zhvidhen dhe te bredhin pa limit dhe pa pyetur asnje.Lidhen me 2-3 meshkuj dhe tradhetojne, ulin dhe fryejne krenarine e mashkullit dhe ne fund bejne si viktimat e shoqerise.Asnje djale nuk ve dor te nje vajze e mire serioze dhe me morele te larta sepse falenderon zotin qe e ka gjet ne kto kohra kur vajzat serioze jan si gishtat e dores. Dhuna vjen si pasoje e mungeses besimit dhe tradhetise. Femra jo gjithmon ka te drejte ,por kryeministri jon qe eshte knaq duke rrahur gra ,vendos fjalen e femres fjalen e fundit pa degjuar palen tjeter. Veprimet vijne nga nje shkak.E ka goditur per tradheti mire ja ka bere. Ai ben burg nxjerr mesim qe mos merret me vajza pavler, kurse ajo meson qe mos luaj me me sedren e mashkullit.

  • Fuci: 06/09/2021 11:08

    Mbylleni ne ndonje fuçi dhe hidheni ne det qenin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës