Moti i acartë ka mbërthyer pothuajse gjithë Evropën Qëndrore duke u shoqëruar me temperatura nën zero gradë Celsius dhe me reshje të mëdha të dëborës. Në Britaninë e Madhe si pasojë e reshjeve të dëborës rreth 500 fluturime janë anuluar në aeroportin e Heathroë-it.
Edhe në Francë, si pasojë e ngricave janë shënuar probleme serioze me transportin. Mediat franceze raportojnë 4 persona të vdekur gjatë dy aksidenteve automobilistike, në autostradat e Montpelleir-it dhe Clermont-Ferrand, për shkak se rrugët ishin mbuluar nga akulli.
Frikë edhe në Chambery në Alpet Franceze ku një autobus që transportonte disa turistë rusë ka rrëshkitur në rrugën e ngrirë duke shkaktuar pothuajse 20 të plagosur përfshirë tre në gjëndje kritike për shëndetin. Edhe në aeroportet kryesore të Parisit ka patur vonesa dhe shumë prej fluturimeve janë anuluar.
Moti i keq nuk po kursen as Italinë ku Shërbimet e Mbrojtjes civile kanë paralajmëruar reshje të rrëmbyeshme shiu në Liguria, Toscana dhe në rajonet e Piemonte-s, Lombardisë dhe Valle d’Aosta priten reshje të mëdha dëbore.
(v.gj/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com