RUSI - I ftohti që ka përfshirë Rusinë ka marrë deri më tani 123 jetë njerëzish.

Termometri në rajonin e Moskës sot ka shënuar minus 30 gradë Celsius , ndërsa në lindje të Siberisë i temperaturat kanë rënë edhe në minus 60 gradë.

123 persona kanë humbur jetën nga hipotermia dhe ngrirja që nga nisja e ftohtit në Rusi.

Rreth 833 njerëz janë shtruar në spital si pasojë e temperaturave të ulëta.

(Gre.M/Shqiptarja.com)