TIRANE- Një pjesë e mirë e shkollave publike të kryeqytetit sot do të zhvillojnë mësimin me orë të reduktuara për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ngrohjes në to. Prindërit e fëmijëve të ciklit të ulët janë lajmëruar të marrin fëmijët e tyre më herët, për shkak se orët e mësimit do të jenë të shkurtra pasi në klasa nuk ka ngrohje me kaldajë. Ndërkohë e njëjta situatë është edhe në shumë kopshte edhe çerdhe të kryeqytetit, por këtu prindërit janë munduar të blejnë privatisht ngrohës elektrikë, por këta të fundit nuk arrijnë të ngrohin gjithë ambientin.
/Shqiptarja.com











