I ftohti polar i lë vendin shiut! Mos dilni nga shtëpia pa marrë çadrën...parashikimi i motit për sot

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e lehta të përfshijnë gjithë Shqipërinë, ku parashikohet që në ekstremin verior të kemi dhe shfaqje të pakta të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Qendra e kontinentit do të vijoj të jetë në prezencën e reshjeve. Gadishulli Skandinav dhe Lindja e kontinentit Europian do të jenë në ndikimin e temperatuarve negative dhe reshjeve të dëborës. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Pellgu i Mesdheut mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët