TIRANË - Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, do të rishikohen të gjitha konçesionet. Kështu u shpreh deputeti i kësaj partie, Eduard Shalsi në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”. Shalsi deklaroi se nuk do të anullohen të gjitha ,por vetëm ato që shfaqin probleme.
“Do të rishikojmë një për një të gjitha ato koncesione që janë dhënë”, - tha ai, - qoftë në naftë, qoftë në hidrocentrale dhe do të zhbëjmë të gjitha ato konçensione që nuk janë dhënë konform ligjit dhe nuk kanë zbatuar kushtet, përgjegjësitë që kanë marrë përsipër”.
Gjatë emisionit, Shalsi tha se procesi i legalizimeve është tërësisht i dështuar. Me këto ritme, qeveria e mbaron procesin pas 160 vjetësh.
“240 mijë aplikime për legalizime janë depozituar dhe numri ka shkuar në 400 mijë”, - vuri ai në dukje, - “ndërkohë që sot, 8 vjet në pushtet, janë dhënë 5% leje, rreth 17 -18 mijë, nga të cilat është vetëm një numër shumë i vogël i regjistruar në hipotekë”.
Lidhur me performancën e qeverisjes së Tiranës nga Basha, ish- nënkryetari i bashkisë së Tiranës deklaroi:
“Bashkia e Tiranës, fatkeqësisht, shoh se ka degraduar; është një institucion i dobët me një kryebashkiak pa vizion. Duket sikur qyteti i Tiranës është lënë në mëshirë të fatit”.
Redaksia online
(l.n/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com